• |
ide | kryesore

Video/ Të pazotë për vendin e parë: Partizanit i anullohet një gol, Teuta merr një pikë

-Instant, F1, Sport, Video



Pas asaj që ndodhi në Kupën e Shqipërisë kundër Lacit, edhe në Elbasan Arena, Partizani ka motiv për tu ndjerë i penalizuar. Në barazimin 0-0 me Teutën, që konfirmon skuadrat të pazonjat për të marrë vendin e parë, të kuqtë shkuan në gol me Bitrin, por arbitri e anulloi me një vendim që lë dyshime.

Nuk pati fitues, ndeshja që përmbylli javën e 25 të Kategorisë Superiore. Skuadra e Ilir Dajës u shfaq më superiore, duke patur impaktin më të mirë me ndeshjen, por pa mundur të bëjë diferencën para portës së Frashërit. Martini kishte ardhur për pikë, dhe në këtë këndvështrim ka mbetur krejtësisht i kënaqur, pavarësisht se rastet e rrezikshme për durrsakët munguan krejtësisht.

Partizani ishte më kërkues, tentoi ta zgjidhte situatën me kualitetet që ka e u duk sikur ia doli në minutën e 74. Bitri arriti të shënojë, por gëzimi i golit iu largua nga flamuri i asistentit që sinjalizoi pozicionin jashtë loje, tepër i dyshimtë, edhe pas përsëritjeve. Në fund, përfundoi pa gola e pa fitues: një barazim që i shkon për shtat Vllaznisë, që ngjitet në vend të parë, duke kryesuar e vetme.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *