• |
ide | kryesore

22 ekspertë letër Ramës: Ndal projektin e bajpasit të Gjirokastrës, me pasoja fatale për tashëgiminë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Projekti i by –pass-it në Gjirokastër do të ketë pasoja fatale për trashëgiminë kulturore. Ndalojeni përpara se të jetë vonë. Gjirokastra mund të zhvillohet pa e dëmtuar trashëgiminë kulturore”. Është kjo kërkesa që i drejtojnë kryeministrit Rama, 22 specialistë dhe ekspertë të huaj të fushave të ndryshme që e kanë lidhur jetën dhe punën e tyre me qytetin e Gjirokastrës. Letra e hapur e iniciuar nga Stephan Doempke, kryetar i organizatës World Heritage Watch i drejtohet Rama duke i ngritur shqetësimin mbi punimet që po kryhen për projektin e ri të by-pass-it të Gjirokastrës “Ura e Nanxës–Urat e Mëdha Dunavat”.

“Pas futjes në UNESCO Gjirokastra u kthye në një pasuri të vyer të trashëgimisë botërore. Prej këtij momenti Shqipëria ka përgjegjësinë të mbrojë dhe të ruajë këto Vlera të Jashtëzakonshme, jo vetëm për qytetarët e vet, por për këto në planet. Të gjithë ne kemi një marrëdhënie personale dhe kujtime të çmuara nga Gjirokastra. E kemi vizituar Gjirokastrën shumë herë, disa prej nesh jetojnë aty apo kanë ngritur bizneset e tyre; të gjithë ne i kemi kushtuar shumë kohë, mendime dhe kërkime ruajtjes dhe mbështetjes së këtij qyteti, njerëzve të tij dhe trashëgimisë së tij kulturore. Nëse kjo rrugë nuk ndalohet, kem frikë se do të jetë një katastrofë jo vetëm për Gjirokastrën, por edhe për ndërkombëtarizimin e Shqipërisë në tërësi”.

Ndërtimi i një by –pass-i në Gjirokastër ka hasur përherë kundërshtimet e specialistëve vendas e të huaj të cilët arritën të shmangnin ndërtimin e parë, i shpallur fitues në vitin 2016 duke e detyruar qeverinë të tërhiqej përkohësisht dhe të premtonte gjetje alternative për stabilizimin e qarkullimit në zonën muzeale. Edhe pse ende pritet përgjigja nga UNESCO punimet për projektin kane te paktën 2 muaj qe kane nisur, investim qe kap vlerën rreth 700 mln leke.



6 Comments

  1. Kemi tete vjet qe nuk degjome nje lajm te mire nga qeveria e superhajdutit. Vetem zi, zi e me zi! Qen zgjebs njish hajdut !

  2. Mire kete bypass dhe ato te Vlores apo Elbasanit, etj., qe s’i filloi kurre, po nuk mbaroi dot nje cope rruge Kardhiq-Delvine per 8 vjet!!!!

    Ia jep truri ndonje nate per nje rruge apo shkaterrim – e zbaton te nesermen tenderin apo percaktimin…

  3. Mire Baypassi se kuptoj cfar gjuhe eshte por besoj te jete mbikalim. Por ju qe keni shkruar kete artikull ose kontrollo cfar shkruan ose mos shkruaj me se kjo eshte nje katastrofe per TASHEGEMINE e gjuhes shqipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *