• |
ide | kryesore

Anëtarja e partisë së Merkel ndërron jetë papritur në avion

-Instant, Lajme, Planet



Një ligjvënëse në partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel ka humbur jetën, pasi u rrëzua gjatë një fluturimi për në Gjermani.

Karin Strenz, 53 vjeçe, po fluturonte nga Kuba për në Frankfurt bashkë me burrin e saj, kur humbi ndjenjat të dielën.

Avioni bëri një ulje emergjente në Aeroportin Shannon, Co Clare, Irlandë, rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Ekipet mjekësore nuk arritën të shpëtonin Strenz dhe ajo u shpall e vdekur në spital.

 

 

Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e saj, por do të kryhen ekzaminimet për të vërtetuar pse gruaja humbi ndjenjat. Nuk dihet ende pse ajo kishte udhëtuar në Kubë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *