• |
ide | kryesore

Barometri/ Bie besimi i shqiptarëve te SPAK dhe reforma në drejtësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Tiranë, Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi sot Barometrin e Sigurisë, një analizë e detajuar mbi besimin e qytetarëve tek institucionet shtetërore përballë krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Barometri vëren një rënie të konsiderueshme të besimit të qytetarëve ndaj reformës në drejtësi dhe SPAK.

Qytetarët shprehen për një korrupsion të zgjeruar në gjykata, prokurori, dogana dhe polici.

Shumica e qytetarëve të anketuar në të gjithë bashkitë e vendit për Barometrin e Sigurisë renditën si kërcënimet më të mëdha ndaj sigurisë së Shqipërisë krimin e organizuar, papunësinë dhe korrupsionin.

Ata i shohin korrupsionin dhe krimin e organizuar si pengesat kryesore për integrimin në BE.

Autorët thonë në studim se për vitin 2020 ka një rënie të konsiderueshme të përqindjes së qytetarëve, që mendojnë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të forcohet me krijimin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe se efektiviteti i gjykatave do të rritet pas reformës në drejtësi.

Perceptimi i gjerë i të anketuarve është se institucionet e drejtësisë (Prokuroria dhe Gjykatat) janë të korruptuara dhe të varura nga politika.

Ndërsa institucionet e sigurisë që shihen si më të korruptuara nga një pjesë e madhe e qytetarëve renditen janë doganat, policia e Shtetit dhe Ushtria.

Sipas studimit, dy të tretat e qytetarëve mendojnë se policia nuk i respekton të drejtat e njeriut në punën e saj, ndërsa 3/5 e qytetarëve mendojnë se Policia e Shtetit nuk i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

Mbi 70% e qytetarëve mendojnë se vetëm një numër i vogël njerëzish punësohen në institucionet e sigurisë vetëm në bazë të meritës dhe aftësive.

Shumica e qytetarëve mendojnë se institucionet i drejtësisë dhe ato sigurisë janë të varura nga ndikimi politik në kryerjen e funksioneve të tyre.

Barometri i Sigurisë thotë se gjysma e qytetarëve nuk kanë besim tek qeveria dhe gjysma tjetër po. Kjo ndarje është edhe tek besimi tek institucionet për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Sipas studimit, afro tre të katërtat e qytetarëve mendojnë se pandemia Covid-19 ndikoi negativisht në sigurinë e vendit dhe pjesa dërrmuese thanë se pandemia do të ndikojë negativisht edhe këtë vit në Shqipëri, rajon dhe në Europë.

Qytetarët mendojnë se parlamenti nuk ka mbikëqyrur sa duhet institucionet e sigurisë dhe mbi 70% e të anketuarve duan që kontroll të forcohet.

Si kërcënime për sigurinë e vendit ata shohin edhe ndotjen e mjedisit, fluksin e emigrantëve të huaj, terrorizmin, përplasjet me fqinjët dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Një numër më i madh qytetarësh i perceptojnë luftën midis shteteve, terrorizmin, krimin e organizuar dhe korrupsionin si kërcënime kryesore edhe për sigurinë e Ballkanit.

Shumica e të anketuarve besojnë se SHBA dhe Gjermania ndikojnë pozitivisht në sigurinë e Shqipërisë, ndërsa Rusia dhe Irani kanë ndikim negativ për sigurinë e saj. NATO dhe BE shihen prej tyre si mbështetës të sigurisë së Shqipërisë.

Pjesa më e madhe e qytetarëve thonë se anëtarësimi në BE do të ketë ndikim pozitiv për sigurinë e Shqipërisë dhe qytetarët shqiptarë mbeten optimistë lidhur me anëtarësimin në BE. /VOA



5 Comments

  1. Ne kete sondazh ka nje kontradite. Nese besimi i qytetareve ka rene per reformen ne drejtesi e Spak

    nese 2/3 e popullsise perceptojne se policia nuk i respekton te drejtat e njeriut dhe 3/5 mendojne se

    trajtohen ne menyre te pabarabarte para ligjit, nese qytetaret shprehen per nje korrupsion te zgjeruar

    ne gjykata, prokurori, dogana e polici, nese 70 perqind e qytetareve mendojne se punesimi ne administrate

    nuk behet ne baze te merites dhe aftesive te , atehere si paska mundesi qe 50 perqind paskan besim tejk

    qeveria, kur eshte vete qeveria qe ben korrupsionin, pabarazine, shkeljen e te drejtave te njeriut dhe

    punesimin ne administrate sipas preferencave politike.

  2. Kontigjeti i pare i vaksines ruse “Sputnik V” eshte prodhuar ne Rusi dhe kane ardhur si dhurate nga princi i Kurores i Emirateve te Bashkuara Arabe, ne shenje miqesie dhe ndihme per popullin shqiptar.

    Po pyet “Doktor Vdekja”, qe kerkon te beje politike dhe me vaksinimin dhe jetet e shqiptareve, duke shpresuar se do vije ne pushtet me arkivole?!

  3. nuk duhet te bjer po duhet te zhduket .ata jan atje per interesat e padroneve te tyre si gjithmon. shqipot rrac e mefshet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *