• |
ide | kryesore

Covid 19 bën rrëmujë ndeshjet: Porugali-Azerbaixhan në Torino

-Instant, Sport



Transfertat, fushat, selitë e ndeshjeve kanë humbur nocionin për shkak të situatës për shkak të Covid 19. Pikërisht për këtë arsye Portugalia nuk do të luajë në shtëpi, por do ta nisë fushatën e saj të kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” ndaj Azerbajxhanit të mërkurën në Torino. Kampionët e Europës pas tre ditësh do të udhëtojnë në Serbi dhe më pas ndaj Luksemburgut tre ditë më vonë.

Jo gjithcka është mirë në kampin portugez. Tek kampionët e Europës dëmtohet Pepe dhe në vendin e tij Luis Neto. 38 vjeçari është tërhequr nga tre ndeshjet e para kualifikuese të Kampionatit Botëror “Katar 2022” pas dëmtimit që ka pësuar në takimin e fundit në kampionat me Porton në këtë fundjavë. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Portugalisë. Pepe, i cili kthehej në kombëtare për herë të parë pas tetorit, vuan nga një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë shkaktuar në ndeshjen e kampionatit të Portos të shtunën fituar 2-1 në fushën e Portimonenses.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *