• |
ide | kryesore

Dorëhiqet presidenti i Federatës serbe të futbollit: “I lidhur me grupime të akuzuar për vrasje, rrëmbime e drogë”

-Instant, Sport



Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Slavisa Kokeza, ka dhënë dorëheqjen, pas përfshirjes në qendër të polemikave rreth kontakteve të pretenduara me një grup tifozësh të akuzuar për vrasje, rrëmbime dhe trafik droge. Kokeza mohoi çdo sjellje të parregullt dhe tha se ka dhënë dorëheqjen për t’u përqëndruar në rikthimin e imazhit të tij.

Ish-numri 1 i futbollit serb ka thënë gjithashtu se dëshiron të lejojë ekipin kombëtar të qendrojë “në paqen dhe stabilitetin e nevojshëm” në funksion të startit të kualifikueseve të Kupës së Botës Katar 2022. Serbia do të luajë në shtëpi kundër Irlandës të Mërkurën. Muajin e kaluar, policia serbe mori në pyetje presidentit Kokeza për lidhjet e tij të pretenduara me udhëheqësit e një grupi të mbështetësve të Partizanit të Beogradit të arrestuar në janar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *