• |
ide | kryesore

“Duke parë Anglinë, na mbetet vetëm të japim gjithçka në fushë”: Cikalleshi e ka të qartë deri ku shkon Kombëtarja

-Instant, F1, Sport, Video



“Andorra? Nëse e nënvlerësojmë, atëherë do të ishte një gabim i madh. Nuk do futemi në fushë për të shënuar Cikalleshi, por të fitojmë ndeshjen”. Sokol Cikalleshi, më eksperti ndër sulmuesit e thirrur nga tekniku Edy Reja për ndeshjet kualifikuese të fundit të muajit, është gati të nisë një sfidë të re e emocionuese në eleminatoret e Botërorit Katar 2021, në të cilat nuk ka dashur të vendosë limite. “Çdo hap përpara, që mund të arrijmë, duhet përgëzuar. Ne do të provojmë gjithçka për 2 vendet e para, por edhe po të lëmë pas Hungarinë do jetë gjithashtu një hap i rëndësishëm. Ajo që unë dua, është se pavarësisht kundërshtarit, të shfaqim të gjitha cilësitë. Nëse e bëjmë këtë, në çdo pozicion të jemi, të jemi të qetë se kemi dhënë maksimumin”.

Cikalleshi po kalon një moment shumë të mirë me skuadrën e Koniasporit në Turqi, ku po shënon rregullisht, gjë që e ka bërë teknikun italian ta thërrasë për 3 ndeshjet e muajit mars, ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinon: “Unë ndihem shumë mirë në Turqi, u bënë 6-7 vite aty. Kisha një rënie, por u riktheva në elitë. Synimet e mia janë gjithmonë më lart. Nëse më vjen ofertë nga ekipet e kampionateve të mëdha, do e pranoja, por unë jam i lumtur me këtë që kam arritur. Disa gjëra janë me moshë dhe tani jam 30 vjeç, por të ardhmes nuk i dihet” u shpreh Cikalleshi.

E megjithë entuziazmin e vigjiljes, kur përballë është një skuadër si Anglia, pak gjëra mund të bësh, ose ndoshta vetëm një gjë: “Ne do të synojmë maksimumin, por duke parë Anglinë, ajo që na mbetet ne është që të shfaqim gjithçka në fushë. Nëse kualiteti i Anglisë vendos ndeshjen, ne na mbetet vetëm të provojmë, por duke vënë shpirtin në garë, mund të arrijmë diçka pozitive”.

https://www.youtube.com/watch?v=WaO9EH1bUUM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *