• |
ide | kryesore

Kurti mban fjalimin e parë si kryeministër, opozita largohet nga salla

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetët e partive opozitare kanë braktisur seancën e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas votimit të qeverisë “Kurti 2” e cila mori 67 vota pro, 30 vota kundër dhe asnjë abstenim.

Në fjalën e tij të parë si kryeministër Albin Kurti premtoi se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj abuzimeve të detyrës zyrtare dhe të parasë publike, ndërsa ministrave të tij u ka kujtuar se në këto poste ata janë për të punuar dhe jo për t’u shpërblyer.

“Duhet ta kuptoni se në institucione jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për t’u rehatuar e për t’u shpërblyer. Qytetarët presin të udhëhiqen nga njerëz të dijshëm dhe kompetent, dhe për ndryshime na nevojitet bashkëpunim, por për reforma të reja nevojitet një mentalitet i ri i punës”, – ka thënë ai.

Kurti u zotua se do të jetë kryeministër që do të udhëheqë me besim dhe parime në të mirën e Kosovës, ndërsa pati edhe një porosi për deputetët e partisë së tij dhe kabinetit qeveritar.

“Mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës. Ndërsa kabineti qeveritar ta marrë pozitën si përgjegjësi”, – u shpreh ai. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *