• |
ide | kryesore

“Lojtarë egoistë, dhoma e zhveshjes e përçarë”: Mourinho shpërthen kundër futbollistëve të Tottenham

-Instant, Sport

Dhomat e zhveshjes së Tottenhamit “janë të ndara për shkak të lojtarëve egositë dhe menaxherëve që mendojnë vetëm për interesat e tyre dhe marrëdhëniet me disa lloje shtypi”. Jose ‘Mourinho ka shpërthyer tërbimin e tij të akumuluar me eleminimin në Zagreb në Europa League, pavarësisht se Spurs u kthyen tek suksesi në ndeshjen kundër Aston Villa.


“Sot futbolli është bërë më i vështirë – tha trajneri portugez për Sky UK – sepse ka shumë egoizëm, mbizotërojnë interesat individuale, janë menaxherët dhe marrëdhëniet e tyre me shtypin. E në vend të kësaj duhet të zhvillojë empatinë, atë frymë ekipi që të bën të thuash ‘e bëj për ty, dhe ti e bën për mua’, ose “unë fitoj nëse luaj dhe impenjohem për 90 minuta” ose “fitoj edhe kur jam 90 minuta në tribunë”. Kjo është ajo që duhet për të rritur një grup. Por në ditët e sotme i duhet kohë sepse shoqëria ka ndryshuar dhe profilet psikologjike të më të rinjve nuk janë të lehtë për tu kuptuar”.


I kënaqur me performancën e ekipit të tij kundër ‘Villans’, Mourinho megjithatë ka pyetur veten përse Tottenham nuk bëri të njëjtën gjë tre ditë më parë në Europa League kundër Dinamo Zagreb. “Lojtarët e mi luftuan, duhet të jem i lumtur për këtë – tha ‘Mou’ -, por nuk më pëlqen fakti që nëse bëmë mirë, përse nuk e bëmë këtë edhe në ndeshjen e mëparshme? Atë ndeshje të së enjtes do ta kujtojmë për një kohë e gjatë si një makth”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu