• |
ide | kryesore

McLaren firmos me pilotin 13 vjeçar: Ugochukwu si Hamilton

-Instant, Sport



McLaren përpiqet ta bëjë përsëri. Në kërkim të një Hamiltoni “të ri”, skuadra e Woking ka vënë nën kontratë kampionin në fuqi të Evropës në karting, Ugo Ugochukwu. Trembëdhjetë vjeç, ashtu si shtatë herë kampioni i botës në kohën kur u mor nën mbrojtjen e Ron Dennis, piloti shumë i ri i kart në SHBA (fitues i disa titujve si në shtëpi ashtu dhe në Evropë) do të ndiqet në hapat e ardhshëm në “serinë e shkallëve” të motorsport të McLaren: Daniel Ricciardo dhe veçanërisht Lando Norris janë të paralajmëruar…!

“E kemi ndjekur me interes përparimin e Ugos dhe, sapo u krijua mundësia, nuk hezituam të firmosim një marrëveshje. Tani mund të përqendrohemi për ti dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme që të jetë në gjendje të demonstrojë potencialin e tij.” Idea për të qenë në gjendje të përsërisin, me talentin e ri të SH.B.A.-së, operacionin e kryer në 1998 nga McLaren (dhe nga Ron Dennis) me 13-vjeçarin e atëhershëm Lewis Hamilton nuk ka ketë qenë faktori vendimtar në zgjedhjen e bërë nga CEO i McLaren Racing Zak Brown, por intuita është e duhura.

KËTO JANË FJALËT E 13-VJEÇARIT UGO:
“Jam i nderuar që kam nënshkruar për një ekip kaq prestigjioz në një fazë shumë të hershme në karrierën time. Të kesh mbështetjen e McLaren është fantastike, është ëndrra e çdo piloti të ri. Tani jam përqendruar në rritjen time si profesionist. Të kem McLaren në krah do të më ndihmojë në pistë dhe jashtë saj”.

ANDREAS SEIDL, DREJTORI I EKIPIT MCLAREN F1:
“Ugo është një talent i ri, shumë premtues dhe me hapësirë të madhe për rritje. Edhe pse është vetëm në fillim të karrierës së tij, tashmë është e qartë se ai ka potencialin për të qenë i suksesshëm në këtë sport. Marrëveshja pasqyron qasjen tonë të rinovuar për zbulimin dhe mbështetjen e talenteve të reja të tilla si Ugochukwu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *