• |
ide | kryesore

Operacioni sekret i RENEA-s/ Si u arrestua Albert Zaja në Nikël (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një operacion i madh top-sekret u ndërmor nga forcat RENEA dhe ato FAST mesditën e sotme në Nikël, duke vënë në pranga Albert Zajën.

Për shkak të frikës së dekonspirimit të këtij operacioni forcat speciale, ndryshe nga herët e tjera kamë zbarkuar në zonën e Niklës jo me blinda, por me automjete private.

Javët e fundit Forcat RENEA kanë ndërmarrë disa operacione në zonën e Niklës, për kapjen e 4 të shpallurve në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit, por në të paktën 3 raste, ato kanë dështuar. Edhe pse autoritetet kanë pasur informacione të sakta për vendodhjen e personave të shpallur në kërkim, ato gjatë operacionit janë “zhdukur”, duke mos lënë asnjë gjurmë.

Për këtë shkak ditën e djeshme policia e ka zhvilluar në mënyrë sekrete operacionin dhe duke e përfunduar me sukses atë. Albert Zaja pas arrestimit, fillimisht është dërguar në drejtorinë e Tiranës, e më pas është dërguar në drejtorinë e policisë së Fierit, ku këtë të të martë ai pritet të dalë përpara gjykatës, për tu njohur me masën e sigurisë dhe akuzat e ngritura ndaj tij.

Zaja u arrestua mesditën e djeshme në fshatin Larushk të Niklës në një operacion të udhëhequr nga ‘Forcat Speciale Renea’.

Gjatë ndalimit, në momentin që ka parë se ishte rrethuar nga Forcat Speciale, 37-vjeçari ka tentuar të groposë në baltë një armë zjarri tip pistoletë që mbante me vete, por pa sukses pasi është arrestuar në mënyrë të menjëhershme nga uniformat blu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *