• |
ide | kryesore

PD rikujton 22 marsin e vitit 1992/ Basha: Në 25 prill do të konkretizohet ëndrra “Shqipëria si gjithë Europa”

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një aktivitet në kujtesë të 22 marsit 1992, që simbolizon dhe ditën e fitores së zgjedhjeve të para të demokratëve, pas rënies së diktaturës.  Kreu i PD-së u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin më 25 prill, në mënyrë që sipas tij ta kthejnë këtë datë ku të plotësohet ëndrra për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

“Ishte dhe mbetet dita e bashkimit të shqiptarëve dhe me punën e gjithsecilit ta kthejmë 25 prillin në një ditë ku ëndrra juaja dhe e themeluesve të fitimtarëve të parë për Shqipërinë si gjithë Europa të fillojë të konkretizohet. Nga data e madhe që do e ndajë Shqipërinë nga e keqja dhe nga orientalja, kjo  qeveri e korruptuar.”, tha Basha.



3 Comments

  1. Pas 22 marsit 1992, Partia Demokratike nuk i mori kurrë votat e asaj kohe, pasi njerëzit e panë se fryma u kishte shkuar kot.

    PD u kthye në një klan i udhëhequr nga Sali Berisha, i cili qeverisi me metoda autoritare dhe të dështuara, si dhe nuk kreu asnjë reformë reale në vend.

    Nuk bëri dot një Kushtetutë, edhe kur e hartoi e kreu vetëm, jo me konsensusin e opozitës, nuk reformoi drejtësinë, por thjeshtë hoqi gjyqtarët e Enverit dhe vuri të vetët, Prokurorinë e ktheu në një vegël politike etj.

    Në 1996, votimet e para kur kërkoi mandatin e dytë, i manipuloi keqas, duke përdorur edhe dhunën e aparateve të shtetit ndaj opozitës, e në 1997 e çoi vendin në kaos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *