• |
ide | kryesore

“Pochettino nuk erdhi për punë politike, Neymarin e pengoi Griezmann”: Abidal tregon gjithçka

-Instant, Sport



“Në listën time ishin Mauricio Pochettino, Quique Setien, Max Allegri dhe Xavi Hernandez. Quique u mor, por opsioni im i parë ishte Pochettino. Unë i thashë bordit, ‘Unë duhet të sjell trajnerin më të mirë të mundshëm në treg. Doja më të mirin dhe Pochettino është një nga më të mirët. Ai arriti në finalen e Champions League me Tottenham, ka një filozofi të mirë loje, një filozofi të mirë stërvitore, lojtarët e adhurojë dhe mendoj se ai do të ishte një trajner i përsosur, me një projekt të vërtetë ”.

Thyen heshtjen që nga lamtumira e tij në Barcelonë dhe e bën këtë me një intervistë 360 °, ish-drejtori sportiv Blaugrana Eric Abidal. Drejtuesi, në mikrofonat e “Telegrafit”, zbuloi disa prapaskena në lidhje me të kaluarën e tij në Katalonjë një vit pas ndërprerjes së kontratës së tij me klubin spanjoll. Ndër temat e para të trajtuara nga Abidal, ishte ajo që lidhet me mos ardhjen e Mauricio Pochettino: nuk u mor kurrë nga drejtuesit për çështje politike.

“E dija që kishte një problem politik sepse unë paraqita argumentin tim në këshill dhe disa nga përgjigjet u përqëndruan tek Espanyol dhe jo në anën teknike. Kishte dhënë një intervistë shumë vite më parë, nuk do them se kishte folur keq për klubin, por tha diçka për vajtjen në Argjentinë para se të drejtonte Barcelonës. Ky ka qenë një problem për egon e disa njerëzve dhe ata thanë jo ‘sepse nuk respekton klubin’. Por shumë vite më parë Mourinho kishte thënë se Barcelona ka qenë gjithmonë në zemrën e tij dhe më pas u bë trajneri i Real Madrid. Ndodh. Ju duhet përzier politika me vendimet profesionale, por Barcelona është një klub unik me një bord të madh drejtorësh dhe shumë njerëz që marrin vendimet”.

Nuk mund të mungonte Neymar: “Dhjetë ditë para fundit të afatit të merkatos, shkova në Paris për të folur me Leonardon. Isha me CEO-n tim dhe po flisnim për Neymar. Nëse adminsitratori i deleguar shkon të flasë me Paris Saint-Germain, kjo për shkak se mund ta blejë. Nëse nuk do të kishim nënshkruar me Griezmann më herët, mendoj se do ta kishim marrë përsëri, kjo ishte ajo që na duhej. Nuk ka të bëjë me atë se cili lojtar është më i mirë, por mendoja se ishte pozicioni që na duhej në atë kohë. Ekipi kishte nevojë për një ëinger të vërtetë. Presidenti vendosi të merrte Griezmann. Një nga argumentet kundër Neymar ishte se ai kishte një çështje gjyqësore kundër klubit. Thanë se duhet të ndalonte gjyqin për t’u kthyer. Nuk ishte problemi im sepse nuk isha në klub kur ndodhi ajo mosmarrëveshje. Sipas mendimit tim, mund të nënshkruaja me lojtarin, por nuk ndodhi ”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *