• |
ide | kryesore

Qeveria e re/ Kurti me 67 vota, kryeministër i të gjithëve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Albin Kurti është rizgjedhur për të dytën herë me 67 vota (30 kundër) nga 107 deputetë të Kuvendit të Kosovës që ishin në sallë. “Nga dita e sotme do të jem kryeministër i tërë qytetarëve të vendit”, tha ai duke falënderuar të gjithë votuesit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Por ashtu sikurse pritej partitë opozitare nuk e kanë konsideruar si kryeministrin e tyre që ditën e parë.

Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së ka shpjeguar motivet se pse e kundërshton këtë qeveri: “Për tri arsye s’do ta votojmë, jemi kundër jush si përmbajtje, si program dhe si përbërje”, ka thënë ai. Më e ashpër se shefi i saj ka qenë deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, e cila i ka thënë Kurtit se do jetë kryeministri i parë shqiptar që fëmijët nuk i flasin gjuhën shqipe.

Me interes është pritur edhe kundërshtimi i kryetarit të sapo zgjedhur të LDK-së, Lumir Abdixhikut, i cili do të drejtojë një parti të tkurrur si kurrë më parë në 15 deputetë. i moderuar dhe tolerant ai ka pranuar se e njeh mesazhin që dhanë 50% e votuesve por i ka kërkuar Vetëvendosjes koherencën ndaj kauzave që ka mbrojtur në opozitë.

“Nga ju presim zgjidhje për ta gjitha problemet që i keni përmendur, zgjidhje për të gjitha rezolutat e ngritura nga ju dhe të tjerët”, ka deklaruar ai.

Natyrisht, ashtu sikurse pritej, qeveria e Vetëvendosjes nuk mund të kishte miratimin e Listës serbe. Ndonëse ka një ministër në qeverinë e re, në ministrinë për Komunitete dhe Kthim që do ta drejtojë Goran Rakiq, folca politike që merr udhëzime nga Beogradi ka pretenduar se asaj i takojnë dy anëtarë kabineti dhe se për këtë shkelje, sipas saj, të kushtetutës ajo do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri i ri ka deklaruar para deputetëve: “Ftoj secilin nga ju, brenda dhe jashtë vendit ta bëjmë shtetin që kemi ëndërruar. Kontributin në bërjen e shtetit e kemi obligim të gjithë, sfidat janë të mëdha por edhe aspiratat e mëdha”, ka thënë ai duke mos haruar edhe paralajmërimin ndaj të vetëve: “Mos u sillni me arrogancë ndaj opozitës, sepse ashtu siç u kanë dhënë votën qytetarët, ashtu edhe ua marrin”.

©Lapsi.al

Emrat e kabinetit të ri

Zëvendëskryeministri i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog do të jetë Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të jetë Donika Gërvalla.

Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut do të jetë Emilja Rexhepi.

Ministër i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ministre e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.

Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.

Ministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrullah Çeku.

Ministër i Minsitrisë së Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.

Ministër i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.

Ministër i Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë, Faton Peci.

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.

Ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, do të jetë Rozeta Hajdari.

Ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq

Ministër për Ministrinë e Zhvillimit Rajonal është Fikrim Damka



4 Comments

  1. Bravo shqipe, bravo KURTI, ia thyve hundet te gjithe derrave dhe sherbetoreve te peshtire te; shba, rusise, serbise, be e dreq e shejtaneve kudo qe jane!
    Kur te don dhe te mbeshtet populli yt, s’kane se c’te te bejne as pederastet e llojit grenell, as pederastet e llojit vucic dhe askush tjeter!
    Me mire nje fund i tmershem sesa tmerri pafund, me mire nje dite luan sesa njemije vite krimb qe hiqesh zvar!
    Kombi kriminalo-genocidial serb, separi duhet qe te kthej eshtrat e 1600 te zhdukurve, te kerkoj falje per krimet e luftes, te denoj kriminelet pergjegjes, te paguaj 3 miliard €, para te vjedhura nga fondi i pensioneve, te paguaj reperkusionet e holokaustit ne Kosove, te njohe Kosoven, te shpalli pavaresine nga Kosova, pastaj hajde te flasim, mire e ke menduar shqipe, derrat nuk marrin vesh me fjale, atyre vetem bullet i vjen hakut!

  2. Besoj se edhe kete radhe nuk do i besh dot 100 dite Kryeminister. Sepse je anti Amerikan dhe anti Evropian. Premtimet e tua Jane te pa realizueshme. Jane premtime turbo folk.

  3. Nga të dhënat, nuk ka të dhëna që e ka mbaruar shkollën në Utrecht. Edhe në këtë libër ta jepte.

    Edhe në këtë libër ta jepte origjinën. Ai dhe në këtë libër nuk e jep ku e ka mbaruar shkollën, sepse ka pikëpyetje, nëse e ka mbaruar apo jo.

    Ka një periudhë të errët të Lulzim Bashës dhe ç’thotë Lulzim Basha… nuk ka nxjerrë një dokument kur ka ik në Holandë, nuk ka një dokument kur ka mbaruar shkollën.

    Një person i cili ka një periudhë të errët në historinë e vet detyrohet të bëjë një libër, që brenda vetes ka probleme shumë serioze me kronologjinë e ngjarjeve dhe vërtetësinë e tyre…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *