• |
ide | kryesore

Reshjet e borës/ ARRSH zbulon si duhet të udhëtoni

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoriteti Rrugor Shqipta njofton se disa rrugë në mbarë vendin janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa iu bën thirrje shoferëve që të pajisen me goma dimërore.

ARRSH: 

Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës ?
?Në Rajonin Jugor ka përmirësim të situatës, ? kontraktorët kanë bërë pastrimin e plotë të akseve dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht ?
?Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin. ⚠️Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.

?Në Rajonin Verior reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortë
⚠️Qarkullohet me zinxhirë në:
Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë,
Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës,
Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.
Vazhdon puna për pastrimin e akseve ?
⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën ?⛔ dhe udhëzimet e Policisë Rrugore ?‍♂️
#UdhëtoniMeKujdes



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *