• |
ide | kryesore

Trump do të kthehet në mesin e mediave sociale por me një ndryshim të vetëm

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish Presidenti Donald Trump do të rikthehet në mediat sociale, por këtë herë me platformën e tij, të paktën kështu është shprehur zëdhënësi i Donald Trump për Fox News të Dielën.

Jason Miller, një këshilltar dhe zëdhënës për një kohë të gjatë për fushatën e Trump në vitin 2020 i tha Howard Kurtz në “MediaBuzz” të Fox se Trump do të “kthehej në mediat sociale në rreth dy ose tre muaj”. Ai shtoi se kthimi i Trump do të bëhet me “platformën e tij” që do të tërheqë “dhjetëra miliona” përdorues të rinj.

Miller tha gjatë paraqitjes së tij në Fox News se ish-presidenti është kontaktuar nga kompani të shumta dhe është në bisedime me ekipe të ndryshme rreth platformës së re.

“Kjo platformë e re do të jetë e madhe,” tha Miller të Dielën. “Të gjithë e duan atë dhe ai do të sjellë miliona dhe miliona, dhjetëra miliona, në këtë platformë.”
Këto kanë qënë informacionet e vetme të tij duke mos zbuluar me tepër për këtë platformë “të madhe”.

Njoftimi vjen pasi Trump u pezullua përgjithmonë nga Twitter dhe platforma të tjera sociale, të tilla si Facebook, pas nxitjes së tij të trazirave të Kapitolit të SHBA në 6 Janar ku qindra mbështetës të Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit të SHBA, duke lënë pesë njerëz të vdekur.

Pas pezullimit të Trump në Twitter, Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit dhe këshilltari i lartë, ndërhyri kur ndihmës të tjerë u përpoqën ta fusnin Trump në platformat e mediave sociale si Parler dhe Gab.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *