• |
ide | kryesore

Xhafaj i kujton Ramës historinë si e mbështeti për të marrë PS-në

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thotë se ka një njohje të gjatë me kryeministrin Edi Rama. Sipas tij, deri në momentin që ka drejtuar Ministrinë e Brendshme ka pasur marrëdhënie shumë të afërt me të, ndërsa tani i konsideroi raportet me të si “të shëndetshme”. Ai rrëfeu në “Real Story” në News 24 edhe debatet që ka pasur me Ramën përgjatë dy dekadave.

“Kemi një histori të gjatë njohjeje me zotin Rama. Gjatë kohës që ka qenë ministër kulture, kryetar bashkie, gjatë kohës që ishte i ngritur komisionin hetimor për zotin Rama, në momentin kur shfaqi ambicien për të qenë kryetar partie. Erdhi kryetar dhe unë kam qenë në mbështetje të kandidaturës së tij. Kam bashkëpunuar shumë me të. Zoti Rama shkoi kryeministër i vendit, unë kryetar i komisionit të çështjeve ligjore, dhe i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. Ai kryeministër, unë Ministër i Brendshëm nga ajo kohë, ai kryetar unë deputet i PS në qarkun e Tiranës.

Kemi pasur një marrëdhënie pune shumë të afërt me zotin Rama deri ditën që kam qenë ministër të brendshëm. U largova nga detyra e ministrit me vullnetin tim të lirë. kam bërë një deklaratë publike. Unë jam këtu tani, kemi filluar betejën për mandatin e tretë. Në këto 2 vjet marrëdhëniet tona kanë qenë marrëdhënie midis kryetarit të partisë, kryeministrit dhe një deputeti të PS. Midis meje dhe zotit Rama ka shumë gjëra që na bashkojnë, si pjesë të PS. Ka dhe gjëra që në moment të caktuara na kanë ndarë.

Me zotin Rama kam pasur debate në 2009, 2017, 2019 lidhur me listën e kandidatëve të PS, për emrat, për mënyrën se si mund të trajtoheshin. Është normale. Do ishte absurde nëse do fliste vetëm zoti Rama dhe ne të heshtnim. Nuk është në të mirë të demokracisë së brendshme në parti. Unë bëj pjesë në njerëzit që sa herë ka menduar se duhet ta thotë një gjë, e kam thënë.

I ka pëlqyer apo jo zotit Rama ka qenë e parëndësishme dhe kjo nuk e ka ndikuar marrëdhënien tona. Kam pasur debate dhe jam bërë ministër më mbrapa. Në 2021 nuk kishte arsye për debat dhe nuk bëra, siç ju thashë nuk kam bërë kurrë debat për ambiciet e mia personale, por për gjëra parimore. Ka qenë një marrëdhënie e shëndetshme në funksion të forcimit të demokracisë së brendshme në PS. Kjo nuk e ka penguar as zotin Rama, as mua”, – deklaroi Xhafaj. /BW



10 Comments

  1. Kontigjeti i pare i vaksines ruse “Sputnik V” eshte prodhuar ne Rusi dhe kane ardhur si dhurate nga princi i Kurores i Emirateve te Bashkuara Arabe, ne shenje miqesie dhe ndihme per popullin shqiptar.

    Po pyet “Doktor Vdekja”, qe kerkon te beje politike dhe me vaksinimin dhe jetet e shqiptareve, duke shpresuar se do vije ne pushtet me arkivole?!

  2. O Karandashi,
    perse formuloni tituj kurvash ashtu si ka fytyren dhe sjelljet Kapo Bushati!?
    Asnje fjale qe ka deklaruar Fatmir Xhafa s’ka te beje me mbeshtetjen qe i ka dhene ai Rames per te ardhur ne pushtet, por vetem me bashkepunimin e frutshem mididis tyre.

    1. lexoje dhe nje here… se te ka shpetuar… kur thote per momentin kur morri kreun e Ps… nuk thote gje titulli i shkrimit per ardhjen ne pushtet.

  3. Ky Chafe eshte nje egoist I pashoq.
    Asgje nuk e mposht nga pushteti.
    Servil I lindur,nje hipokrit qe ka 35 vjet qe e mjel shtetin.
    Asnje gje nuk e ndan nga Rama.

  4. Dhe tu shperblye mir me sa dim edhe ty edhe pjelles tende..apo jo?! problemi ketu eshte qe nuk kush ja u kontrollon pasurit juve….dhe si i keni vene keshtu qe beni bla bla bla…pse jo.

  5. Ky eshte tipiku i kerrbishtorit, intrigant, imoral, i pabese, legen, b*thl*irese qe vegjeton ne kete lumnaje, perfaqesuesi me i denje i mashkullit k*rve, i vellai i Geronit me njeqind emra, atij te Babales, qe eshte ne burg ne Itali, per droge.
    Nese ju te ngjashmit me kete ligavecin keqberes, ngrini pretendimin se; c’pune ka ai me te vllain, une ju them se pervec se kane dale nga e njejta hale, ata kane ndihmuar njeri-tjetrin ne veprimet e tyre kriminale, qe u sollen para e poste, nga te cilat u perzune me shkelma, por, kjo kategori se njeh turpin, vemje!

  6. Nga të dhënat, nuk ka të dhëna që e ka mbaruar shkollën në Utrecht. Edhe në këtë libër ta jepte.

    Edhe në këtë libër ta jepte origjinën. Ai dhe në këtë libër nuk e jep ku e ka mbaruar shkollën, sepse ka pikëpyetje, nëse e ka mbaruar apo jo.

    Ka një periudhë të errët të Lulzim Bashës dhe ç’thotë Lulzim Basha… nuk ka nxjerrë një dokument kur ka ik në Holandë, nuk ka një dokument kur ka mbaruar shkollën.

    Një person i cili ka një periudhë të errët në historinë e vet detyrohet të bëjë një libër, që brenda vetes ka probleme shumë serioze me kronologjinë e ngjarjeve dhe vërtetësinë e tyre…”

  7. Ti je nje pleher. Ti, Xhafaj, jo qe nuk ke folur kurre por i ke dhene nje dore Rames per te hedhur tutje te gjithe kontributoret dhe idealistet e PS-se. Tani te erdhi radha, ama oadi ke vjedhur, vrare e plackitur cfare ke mundur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *