• |
ide | kryesore

Hoxhaj, goli që ndryshoi gjithcka në Shkodër: Brdaric kalon nga gjoba te shpërblimi

-Instant, Sport



Një gol i vonë, një gol i pashpresuar në kohën kur erdhi, një gol tipik për një sulmues si Hoxhaj që i kishte munguar aq shumë Vllaznisë me prezencën para portës, ndonjëherë mund të ndryshojë gjithcka. Pas pesë javëve të tmerrit, me vetëm dy pikë, që i reduktuan frikshëm diferencën në krye të klasifikimit e i kishin shembur moralin, shkodranët mund të kenë gjetur pikën e kthesës së sezonit, fitoren që mund ti bëjë të harrojnë jo vetëm dështimet, por edhe kontradiktat që prishën atmosferën idilike që mbretëronte në Shkodër.

Ndryshimet emocionale janë të kuptueshme, por trajtimi konceptual i problemeve nuk mund ti derivojë linjën klubit në mënyrë kaq të pamatur. U gjobitën e u paralajmëruan pas kualifikimit në Kupën e Shqipërisë me Korabin e u shpërblyen pas një fitore ku rastësia pati dorën e saj të rëndësishme. Brdaric e lojtarët nga e gjithë kjo kanë të qartë vetëm një gjë, për sa kohë janë të parët janë të paprekshëm, nëse këmbët rrëshkasin atëherë ndodh fundi i botës.

Për fatin e gjermanit, këtë herë ‘Armagedoni’ u shmang, sepse Hoxhaj vuri kokën në momentin e duhur në vendin e duhur e pikërisht nga këtu kuqeblutë kërkojnë të kapen fort përpara dy javëve që vendosin fatin e shumë gjërave njëherësh: nga tekniku e projekti tek titulli kampion…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *