• |
ide | kryesore

“Agnelli më erdhi në dhomën e zhveshjes”: Trajneri i Beneventos tregon edhe këshillën për Pirlon

-Instant, Sport



Nëse ka një ditë që mund të konsiderohet e paharrueshme për Pippo Inzaghin, ajo është e diela në të cilën mposhti Juventus. Një ndërmarrje e pamenduar, aq sa trajneri i Beneventos për pas ndeshjes kishte gati intervistën për mënyrën e humbjes… Por kjo është paparashikueshmëria e futbollit dhe në vend të një rezultati që dukej i shkruar në prag doli befasia e madhe e ditës. Shumë mesazhe të ardhura në adresë të trajnerit të Beneventos pas goditjes në Allianz Stadium kundër Juventus, por elozhi më i bukur erdhi personalisht: “Agnelli erdhi në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes, donte të më përshëndeste dhe të më uronte. U tregua një zotëri i vërtetë. Pasi ke humbur kundër Beneventos, ndoshta dëshiron të largohesh nga stadiumi menjëherë”, tha Inzaghi në një intervistë për ‘Corriere della Sera”.

Ish-sulmuesi ka rrëfyer në fund edhe bisedën pas ndeshjes me mikun e tij Pirlo dhe këshillën “të qendrojë i qetë, sepse edhe unë kam kaluar momente të vështira”. Për Inzaghi gjithçka është mbyllur për titullin kampion: “Interi tashmë ka fituar”. Pippo është shumë i përqendruar në titullin e tij, arritjen e shpëtimit. E ardhmja mund të presë: “Unë thjesht po mendoj vetëm për atë që duhet të fitojmë me Beneventon, pastaj do të flasim. Por këtu jam mirë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *