• |
ide | kryesore

Bindja Demokratike shpall programin me të cilin do të garojë në zgjedhje

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka lajmëruar në profilin e tij në “Facebook”, publikimin e programit të forcës politike që përfaqëson.

Ai thekson se ky program përcakton jo vetëm kontratën me zgjedhësit, por edhe çdo mundësi bashkëpunimi me forca të tjera politike pas shpalljes së rezultatit të 25 prillit.

“Qëllimet politike të Bindjes Demokratike shkojnë në dobi të interesit publik, sepse ato u japin zgjidhje problemeve më të mëdha, që ka shkaktuar përqendrimi i pushtetit në një dorë të vetme.
Ato do të përcaktojnë, jo vetëm kontratën tonë me zgjedhësit për këto zgjedhje, por edhe çdo mundësi bashkëpunimi me forca të tjera politike pas shpalljes së rezultatit të 25 prillit, në përputhje me peshën tonë specifike”, shkruan në facebook, Astrit Patozi.

 



1 Comment

  1. S’e pashe gjekundi fjalen “patericë”, meqe kjo particke sherben shqeto si paterice e Rames, ASHTU SIKURSE LIBRA E BEN MASHTRUESIT DHE ZGJIDHJA E KOK-DHIMIT! PARA 4 VJETESH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *