• |
ide | kryesore

“Do të arrijmë 50 mijë të vaksinuar”/ Manastirliu: Presim 60 mijë doza nga Covax

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve dhe pedagogëve në Tiranë. Kreu i qeverisë njoftoi se sot në vëndin tonë do të shkojë në 50 mijë numri i të vaksinuarve dhe në ditët në vijim do të rritet falë dozave të siguruara.

“Vijon intensivisht vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve. Sot arrimë në 50 mijë të vaksinuar dhe në ditët në vijim do të rrisim vijimësisht numrin e vaksinimeve, falë edhe dozave plus që kem siguruar e do të sigurojmë në vazhdim”, njofton Rama.

Gjatë vizitës ministrja, Ogerta Manastrirliu, theksoi se 200 pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe mbi 12 mijë arsimtarë janë vaksinuar. Më tej, ministrja shtoi se në total kemi 90 mijë doza vaksinash, ndërkohë që shtoi se në ditët në vijim pritet të vijnë doza të tjera vaksinash.



2 Comments

  1. Per me shume 2 muaj e gjysem, pretendohet qe numri i atyre qe marrin dozen e pare te vaksines 50 mije persona. Duke llogaritur qe personat qe duhen vaksinuar jane minimalisht dy milione, pra per t’i quajtur te vaksinuar duhen bere kater milione vaksina, i bie qe me keto ritme, vaksinimi te perfundoje pas afro 200 muajsh. Duke qene se objektivi madhor rilindor eshte qe vaksinimi i popullsise te perfundoje per 14 muaj, i bie qe me keto ritme te duhen 14 muaj shumezuar per 14 per te arritur objektivin. Premtim madheshtor apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *