• |
ide | kryesore

Durrësi, Shijaku dhe Fushë Kruja blindohen nga policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një operacion i gjerë është ndërmarrë nga policia mbrëmjen e kësaj të marte në akset kryesore të Durrësit. Forca të shumta të FNSH-së dhe komisariateve të Durrësit, Shijakut dhe Fushë Krujës kanë dalë në rrugë dhe po kontrollojnë makina të dyshuara.

Shkak është bërë vrasja e 43-vjeçarit Emond Koçi (Mond Çekiçi) dhe plagosja e një 25-vjeçari gjatë ditës së djeshme. Nuk dihet nëse ky operacion ka nj fokus të veçantë apo efektivët kanë dalë në rrugë me moton e njohur “kap ça t‘kapim”.

Burime në terren i thanë lapsi.al se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Shqiponja kanë nisur kontrolle të makinave që qarkullojnë. Synimi është ndalimi i personave në kërkim, armëmbajtja pa leje, etj. ©LAPSI.al


6 Comments

  1. Por Lulzim Basha i cili shprehet në libër se e urrente diktaturën që në moshën 10-vjeçare dhe se e ka ndjekur një makinë “Aro” e Sigurimit kur ishte 16 vjeç, nuk shpjegon dot nga i ka lindur kjo urrejtje e madhe në vegjëli.

    Për shembull, burri i tezes së tij, i nderuari Sulejman Krasniqi ka qenë një shkrimtar i dekoruar nga organet më të larta të diktaturës, raporton javanews. Ai ishte një shqiptar i Kosovës, i arratisur nga Jugosllavia dhe i shkolluar më pas nga regjimi i Enver Hoxhës.

    1. Operacionet e policise ne Durres jane ne fakt jo per krimin por si element i fushates elektorale te Rames ne ate zone. Nuk ka nevoje te terrorizojne njerzit. Mjafton telefoni i Vangjush Dakos dhe i zbulojne nga Lazet e deri te Rama e Meta. Plehra

  2. Në të vërtetë, ka pas plot këshilla publike, jo se dikush ka inat Berishën, apo ka qejf Bashën, por se një politikan pas tetë vitesh në krye të një partie të madhe, duhet ta udhëheqë vetë atë, dhe jo me babën në krye të qoshes.

    Nuk po flasim për trashëgiminë e babës, që në këtë rast është e keqe. Ka pas “baballarë” partish që kanë shkëlqyer dhe kanë bërë histori, si Helmut Koli, Zhak Shiraku, Margaret Theçer e të tjerë, por Merkeli, Makron apo Xhon Mejxher, që i pasuan, bënë historinë e tyre.

    Por Lulzim Basha nuk ka paraysh këto modele suksesi. Në koshiencën e tij, ai e shikon ftesën për të “vrarë babin”, si një ftesë për të vrarë një trashëgimi të keqe, si një dënim për Sali Berishën, si një njollosje të tij, dhe po e përdor këtë si një rast për t’i dëshmuar Berishës, se nuk ka dashur ta “vrasë” atë në ditët e tij të këqija, ndaj dhe ai nuk duhet ta “vrasë” pas 25 prillit, në ditët e këqija të Lulzim Bashës.O emu kudo ne bote policia vazhdon kerkimet deri ne kapjen e autoreve,por kur sheh me syte e lulzime salih basha nuk sheh larg por deri të shqupi o byrektor i rregullt i pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *