• |
ide | kryesore

Fushatë me të huaj/ Rama dhe Basha përplasen për rolin e BE

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një ditë pasi kryeministri Rama u prit në prag të fushatës elektorale nga presidenti Makoron, ai u shfaq shumë i nervozuar me Brukselin zyrtar për ndërhyrje në zgjedhjet e vendit. Shkak i kësaj përplasje është roli që personalitetet e huaja luajnë në favor të njërës apo të tjetrës parti politike.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Përtej rrahjes së shpatullave prej Makronit

Shtypi gjerman hodhi sot dyshime të forta se Rama ka korruptuar deputetë të CDU/CSU në Bundestag për ti përdorur ata pr vevojat e tij politike. Por nga ana tjetër kryeministri ka reaguar ashpër për shfaqen e një komisionerje të BE në aktivitetet elektorale të PD-së.

U takuan me Ramën pa ambasadorin/ Shtypi gjerman ngre hije dyshimi për deputetët CDU/CSU

Komisionerja e BE për inovacionin, kulturën dhe edukimin Mariya Gabriel (foto poshte), iu bashkua online një bashkëbisedimi të kreut të PD Lulzim Basha me tematikë arsimin. Gjithçka dukej e organizuar për të treguar mbështetjen për opozitën. Këtë hipotezë e përforconte më shumë edhe fakti se bullgarja Gabriel bën pjesë në një parti të djathtë aleate me PD që renditen ne grupin e PPE në parlamentin europian.

EU Commissioner Mariya Gabriel gets unique insights into museum work during a NEMO Political Internship: NEMO - Network of European Museum Organisations

Pamjet e këtij takimi me nota elektorale u transmetuan direkt nga selia e PD. Kaq u desh që Ramës, që i përdor edhe vetë këto manovra ti ikë truri. Kryeministri e komentoi pjesëmarrjen e komisioneres Gabriel në këtë takim të PD si përfshirje të sajën në fushatën elektorale të rivalit , duke mos i kursyer kritikat përmes dy postimeve në Twitter.

“Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtetë të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre”!

Edi Rama i drejtohet edhe me një kërkesë Brukselit kur thotë: Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë video-muhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE”!


Nga ana tjetër Basha që ka vetëm fitim nga kjo lloj polemike, reagoi duke iu shmangur thelbit të çështjes nëse ai e kishte përdorur për fushatë komisioneren bullgare aleate të PD-së. Ai u përgjigj me një sllogan për përkatësinë perendimore të parisë së tij: “Unë, PD dhe shqiptarët e kemi përcaktuar rrugën tonë që në dhjetorin ‘90: ajo është rruga që të çon në Europë. Sot të gjithë e kuptojnë se pa u afruar me BE, Shqipëria nuk do të mund të bëjë përpara. Për 8 vjet, jo vetëm që Rama nuk bëri asgjë për ta afruar integrimin, por ai bëri hapa prapa” tha lideri demokrat.

Basha i përgjigjet Ramës: I habitshëm nervozizmi, rruga e PD rruga e Europës

Në fakt shfaqja e komisioneres Mariya Gabriel në takimin e Bashës është një gjë jo e zakonte në një fushatë elektorale, por ama reagimi i shproporcionuar i kryeministrit dëshmoi edhe njëherë nervozizmin e atij që do të ketë privilegjin për ti thyer regullat vetëm vetë.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Në mënyrë të dyshimtë, Tritan Shehu kryeson listën e PD në Gjirokastër edhe pse komisioni Ruli-Nishani nuk e kualifikuan si kandidat. Sa i përket përgjegjësisë për vaksinat, Shehu të na thotë njëherë kush mbajti përgjegjësi për 1997-ën, meqenëse ishte protagonist i ngjarjeve në Lushnje.

    1. Është tepër e dyshimtë se përse diktatori Enver Hoxha i eleminoi pjesën më të madhe të bashkëpuntorëve të tij të ngushtë.
      Për tu hedhur akoma më larg, pse të meremi me përplasjet politike aktuale, po të zbulojmë arsyet se pse Fan Noli u armiqësua me Ahmet Zogun ?
      Ec e gjeje se çfarë lidhje ka dhuna që ushtruan bandat kriminale të Lushnjes ndaj doktor Tritan Shehut, me vaksinat për pandeminë ?
      Shkrimi këtu bën fjalë për një marrëzi të Ramës që i kërkon llogari Komisionit Europian se pse po e mbështet PD në kohë fushate elektorale, e ndërkaq vetë shkon në Paris e takon presidentin francez, duke mbushur mediat shqiptare më këtë lajm se ai ka mbështetjen e Macronit.
      Çfarë ka thënë më tepër komisionerja Gabriel nga çfarë ka publikuar Bundestagu gjerman, e DASH për korrupsionin në Shqipëri ?
      Për pastrimin e parave të pista në Shqipëri kanë folur institucione ndërkombëtare të financave..
      Për kriminalitetin e korrupsionin në ngritje në Shqipëri kanë bërë denoncime institucione ndërkombëtare investiguese.
      Për shkeljen e normave demokratike në dhunën ndaj mediave, janë shprehur institucione ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e të mediave.
      A mos Edi Rama kërkon që për hir të mbajtjes së pushtetit, asnjë institucion apo qeveri e huaj të mos kritikojë marrëzitë e tij ?
      Nëse ambasadorja amerikane ngul këmbë për Doshin duke ju drejtuar Ramës, a mos po e bën këtë për fushatë elektorale në mbështetje të opozitës ?
      E bën këtë pasi ashtu siç mendojnë të gjithë shqiptarët, Ramës i intereson që “të fortin Doshi”, ta ketë si mashë për të intimiduar elektoratin opozitar.
      E dijnë fort mirë shqiptarët që Doshin Rama, as e ka përdorur e as do ta angazhojë si ministër, por vetëm për të shtuar vota të pa ligjëshme.
      Kryeprokurori Llalla është cilësuar nga socialistët si një jurist në mbështetje të opozitës.
      Është zhvilluar proçedura e hetimit dhe e gjykimit të tij, e nuk e kemi parë opozitën që ti dalë në mbrojtje..
      Kanë kryer vepra antiligjore flagrante, si ish kryeprokurorje Marku, ashtu edhe prokurorja tjetër Prela.
      Përse nuk u krye asnjë hetim e gjykim për ta ?

  2. Rama ka filluar te beje gabime taktike. Normalisht, ose do punonte nen rrogoz per te nxjerre nje deklarate Brukseli qe denon ate qe beri komisonerja, ose do mbyllte gojen per te mos i dhene edhe me shume jehone faktit qe Brukseli i ka vene vizen . Une psh tani e mora vesh per kete nderhyrjen e komisioneres.

  3. BE i ka vene espulse me kohe Rames dhe morrave te tij. Sa here shkon Rama ne Bruksel shtohet nga nje kerkese per te hapur negociatat.

    Shtetaret e Eropes nuk impresionohen nga brekushet, çorapet e kuqe dhe atletet e vezirit piktor, u intereson progresi real dhe i prekshem i nje shteti normal.

    Nuk u vihet faj se kane 8 vite qe degjojne brockullat megallomane te nje narcizsti si Rama. Duan nje njeri normal me te cilin te negociojne.

  4. Por Lulzim Basha i cili shprehet në libër se e urrente diktaturën që në moshën 10-vjeçare dhe se e ka ndjekur një makinë “Aro” e Sigurimit kur ishte 16 vjeç, nuk shpjegon dot nga i ka lindur kjo urrejtje e madhe në vegjëli.

    Për shembull, burri i tezes së tij, i nderuari Sulejman Krasniqi ka qenë një shkrimtar i dekoruar nga organet më të larta të diktaturës, raporton javanews. Ai ishte një shqiptar i Kosovës, i arratisur nga Jugosllavia dhe i shkolluar më pas nga regjimi i Enver Hoxhës.Dmth lulzime salih basha nga parate e lobimit rus ka blere komisioneren e be per të bere fushate per pd,por nuk eshte koha si ne Rajsonin amerikan o shpellkare e cecene te Byrektores se pd

  5. Në të vërtetë, ka pas plot këshilla publike, jo se dikush ka inat Berishën, apo ka qejf Bashën, por se një politikan pas tetë vitesh në krye të një partie të madhe, duhet ta udhëheqë vetë atë, dhe jo me babën në krye të qoshes.

    Nuk po flasim për trashëgiminë e babës, që në këtë rast është e keqe. Ka pas “baballarë” partish që kanë shkëlqyer dhe kanë bërë histori, si Helmut Koli, Zhak Shiraku, Margaret Theçer e të tjerë, por Merkeli, Makron apo Xhon Mejxher, që i pasuan, bënë historinë e tyre.

    Por Lulzim Basha nuk ka paraysh këto modele suksesi. Në koshiencën e tij, ai e shikon ftesën për të “vrarë babin”, si një ftesë për të vrarë një trashëgimi të keqe, si një dënim për Sali Berishën, si një njollosje të tij, dhe po e përdor këtë si një rast për t’i dëshmuar Berishës, se nuk ka dashur ta “vrasë” atë në ditët e tij të këqija, ndaj dhe ai nuk duhet ta “vrasë” pas 25 prillit, në ditët e këqija të Lulzim Bashës.

  6. Z. Ambasadore shume here i ke rene rreth e qark unazes se re e te vjeter, dil hapur direkt me emra.
    Po ti nga Saliu (Nr.5 ne listen e Tiranes) ke frike, a eshte e dobishme te qendrosh e “heshtur” per kete kriminel qe nuk i jep vize amerika ne Ambasada, po per varsesin gjakftohte ne bulevard me 21 jabar, apo President-Hajdutin me bllok ne dore Like Floririn & CO perse nuk flet hapur.

  7. Z. Ambasadore shume here i ke rene rreth e qark unazes se re e te vjeter, dil hapur direkt me emra.
    Po ti nga Saliu (Nr.5 ne listen e Tiranes) ke frike, a eshte e dobishme te qendrosh e “heshtur” per kete kriminel qe nuk i jep vize amerika ne Ambasada, po per varsesin gjakftohte ne bulevard me 21 jabar, apo President-Hajdutin me bllok ne dore Like Floririn & CO perse nuk flet hapur.shpellkare shkoni blini librin e lulzime salih basha mesoni dhe ju nga udheheqesi si të beni libra dhe ju,me tritol molotov neper shtyllat e tencionit të larte

  8. Në Rambuje shqiptarët firmosën dhe për fatin tonë të mirë Millosheviçi nuk firmosi.

    Këtu duhet të themi që Sali Berisha ka bërë një thirrje publike dhe ka deklaruar që kush firmos në Rambuje, është tradhtar i kombit. Ka qenë një qëndrim antiperëndimor, antiamerikan, antiNATO dhe antishqiptar.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *