• |
ide | kryesore

“Kam ndërmend ta marr dhe vetë”/ Putin vendos të vaksinohet kundër Covid-19

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti rus, Vladimir Putin do të vaksinohet ditën e nesërme kundër Covid-19. Në një deklaratë këtë të hënë, Putin tha se ka ndërmend që të marrë dhe vetë vaksinën sot. Putin tha se do të vaksinohet me një nga tre vaksinat ruse, por nuk tha se cilën do të zgjidhte.

“Vaksinimi është një opsion i secilit person, vendimi i tij personal. Duhet t’ju them se kam ndërmend ta marr vaksinën vetë nesër”, tha ai gjatë një takimi mbi rritjen e prodhimit të vaksinës së koronavirusit.

Ai gjithashtu tha se vaksinimi i Putinit nuk do të ishte një ngjarje publike, siç kanë bërë politikanët në disa vende.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *