• |
ide | kryesore

“Karriera ime mund të përfundojë këtu”: letra e lamtumirës së Prandellit trondit Fiorentinën

-Instant, Sport



E pabesueshme ajo që ndodh në shtëpinë e Fiorentinës: Cesare Prandelli ka dhënë dorëheqjen dhe do të largohet nga pankina viola. Trajneri nga Orzinuovi i thotë lamtumirë Firences dy ditë pas humbjes ndaj Milanit, pasi kishte koleksionuar vetëm 5 fitore në 21 ndeshje të kampionatit. “Po ndalem për të gjetur veten. Karriera ime mund të përfundojë këtu, por nuk kam pishmane”. Beppe Iachini, të cilin Prandelli e kishte marrë në krye të nëntorit, është gati të kthehet në vendin e tij.

Kthimi i ish-trajnerit, i cili kishte udhëhequr Fiorentinën nga 2005 në 2010, nuk shkoi saktësisht siç priste Commisso: ekipi fitoi vetëm 21 pikë në Serie A nga 22 nëntori e tutje dhe aktualisht është në vendin e 14 në renditje, me 7 pika avantazh nga zona e rënies.

“Fiorentina informon se, sot, trajneri Cesare Prandelli ka paraqitur dorëheqjen e tij te drejtuesit e Klubit – lexohet në shënimin e Fiorentinës – Shoqëria viola, me shumë keqardhje, ka pranuar kërkesën e trajnerit duke kuptuar arsyet, që shkojnë përtej futbollit. Cesare Prandelli është trajneri dhe njeriu që në muajt e fundit ka dhënë gjithçka, duke demonstruar edhe një herë lidhjen e thellë dhe dashurinë për qytetin e Firences dhe Fiorentinën. Presidenti Commisso, drejtuesit, ekipi dhe të gjithë tifozët falënderojnë Cesare Prandelli, duke i uruar që të gjejë sa më shpejt të jetë e mundur qetësinë dhe energjinë e nevojshme për të patur fatet më të mira në të ardhmen e tij njerëzore dhe profesionale”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *