• |
ide | kryesore

Kontratë e përjetshme: firma e bën Neymar të lidhet me PSG deri në fund të karrierës

-Instant, Sport



E ardhmja sportive e Neymar mund të jetë tek Paris Saint-Germain. Ylli brazilian është i gatshëm të lidhet me klubin më të suksesshëm në Francë deri në fund të karrierës së tij. Pothuajse, deri në fund. Lajmin e shkuan Mundo Deportivo, që flet për një rinovim të mundshëm deri në vitin 2026, domethënë derisa sulmuesi të ketë kaluar pragun e 34 pranverave të para.

Neymar, i lindur në 1992, arriti në Parc des Princes në verën e 2017, pasi mbylli aventurën me Barcelonën. E megjithatë, që kur u transferua nën Kullën Eiffel, braziliani ka qenë gjithnjë në qendër të zërave të merkatos. Fakti që parisienët e bënë transferimin më të shtrenjtë në histori, nuk shërbeu për të mbajtur larg pretendimet e Barcelonës për ta rimarrë, të joshur edhe nga dëshira e lojtarit. Por duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Neymar është gati ta mbyllë karrierën në kryeqytetin e botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *