• |
ide | kryesore

Lideri global/ Pse Rama shpik misione ndërkombëtare që nuk ia jep askush

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme
rama Macron



Menjëherë pasi doli nga pallati Elysee pas drekës me presidentin Makron, Edi Rama sajoi një intervistë pa autor dhe pa emër gazetari, me grupin e xhirimit që kishte marrë me vete. Por ajo që bëri përshtypje nga ky takim, pa lajm dhe pa substancë, në prag të fushatës elektorale, ishte një “pyetje” që ra si rrufe në qiell të pastër. “Do jeni ndërmjetës mes Kosovës dhe Serbisë për të përafruar qëndrimet e tyre”?

Kush e njeh sadopak profesionin e gazetarit e di se edhe ata që janë duke e mësuar këtë zanat i bëjnë pyetjet të nisur nga një bazë reale. Pra duhej që të intervistuarit ti ishte propozuar nga presidenca franceze roli i ndërmjetësit për dialogun dhe më pas ai të përgjigjej për detajet e këtij propozimi.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Përtej rrahjes së shpatullave prej Makronit

Natyrisht, kuptohet që askush nuk ia ka kërkuar Edi Ramës këtë nder. Pyetja ishte përgatitur trashë nga ‘spin doctors”-at e tij, për të lënë përshtypjen e rreme se vizita kishte tjetër peshë nga sa dukej dhe një vend i madh si Franca kishte nevojë për ndërmjetësinë e një politikani të aftë si Rama.

Më e bukura e kësaj interviste, të botuar në mabrë mediat, pa treguar emrin e intervistuesit, është përgjigjja e kryeministrit për pyetjen që ka kërkuar vetë. Ai e mohon se mund ta marrë rolin e ndërmjetësit sepse “Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, pasi unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë”.

Pra po të ndjekësh këtë dialog, qesharakërisht të stisur fund e krye, të krijohet përshtypja sikur Ramës i është propozuar nga Makron një rol ndërmjetësuesi të cilin ai e ka refuzuar, pasi në këtë pikë nuk mund të jetë i panashëm.

Në fakt e vërteta është e thjeshtë, një propozim i tillë as nuk është thënë dhe kryeministri ynë as nuk ka pasur fatin të rrefuzojë. Por mania e Edi Ramës për të mbartur misione prej lideri global -, siç e ironizonte Vuçiçi-, që askush nuk ia jep, është trill i vazhdueshëm i tij.

Ai vuan nga kompleksi se hapsira e vendit që përfaqëson i rri ngushtë në krahasim me aureolën ndërkombëtare që ëndërron.

Ndaj edhe të tilla misione të paqena i’a mvesh vetes duke keqpërdorur mediat që i shërbejnë. Të gjithë e mbajnë mend konferencën e parë të procesit të Berlinit që u mbajt në gusht të 2014 në Gjermani, ku fakti se Rama u zgjodh të mbante konferencën e shtypit në fund të takimit, përkrah Merkelit dhe shefit të BE-së Baroso (foto poshte), u interpretua në Tiranë si përzgjedhje dhe veçim i liderit shqiptar i cili qëndronte shumë më lart se liderët e tjerë aspak modernë të Ballkanit.

Merkel seeks to strengthen EU ties to Western Balkans – EURACTIV.com

Kush e mban mend atë kohë, kujtohet se kundërshtarët më pa takt të Edi Ramës e paraqisnin atë si një zhigolo që po përpiqej të joshte gruan e fortë të Berlinit me mjete ekstrapolitike. Këshilltarët e Ramës tregonin me mburrje mesazhe të ardhura nga kabineti i kancelares, që tregonin se sa i lezeçëm kishte qenë kryeministi piktor dhe artist i Shqipërisë në darkën e liderve ballkanikë. Humori, barcaletat me kohën e komunizmit (edhe Merkel e njeh atë mentalitet se vjen nga Lindja), fjalori i zgjedhur dhe aftësia për ekzibicionizëm e patën bërë Ramën që të “binte në sy” dhe kaq mjaftonte që ai të përshkruhej si kanakari i kancelares.

Batutat me të cilat Rama fitoi zemrën e Merkelit

Por mjafton të shihet nga distanca e sotme për të kuptuar se si u shfry e gjithë kjo tollumbace e propagandës shqiptare.

Një tjetër rol në arenën ndërkombëtare ka tentuar të marrë pa sukses kryeministri shqiptar gjatë krizës së madhe të refugjatëve që vinin nga Siria dhe Libia, që për pak e rëzoi nga karigja kancelaren Merkel. Edi Rama u vetëofrua përpara samitit të Brukselit në 28 qershor 2018, që i ishte lënë kancelares si afat për zgjidhjen e krizës nga mazhoranca e vet, për të marrë refugjatë në Shqipëri.
Zv/ ministri i brendëshëm, Julian Hodaj i tha televizionit gjerman ZDF se Shqipëria ka kapacitet të mirpresë deri në 600 mijë refugjatë (shkrimi poshtë)

VIDEO/ Qeveria shqiptare pranon të strehojë 600 mijë refugjatë sirianë

Ky plan arriti të vihet në lëvizje dhe vende si Austria dhe Danimarka e mbështetën idenë se refugjatë mund të streoheshin edhe në vende fqinje me unionin që nuk ishin pjesë e BE. Në takime informale Rama e mbrojti këtë ide ne samitin e Sofies së BE me vendet e Ballaknit perendimor, por sot është gjithashtu e qartë se me gjithë përpjekjet e liderit global për të ndihmuar kancelaren, asnjë refugjat i ardhur në Europë nuk u strehua tek ne.
Një tjetër fabul e kohëve të fundit është ajo e shpallur me bujë në mediat e Tiranës, se lideri shqiptar do të bëhej ndërmjetësi i zgjidhjes së mosmarrëveshjes Greko- Turke për kufijtë detarë dhe do të merrte rolin e nikoqirit në paqen mes tyre që do të nënshkruhej në fund të janarit në Tiranë. Ndonëse këtu kishte diçka të vërtetë dhe se Ankaraja me gojën e ministrit të jashtëm të Erdoganit, Çavushoglu, propozoi kryeqytetin shqiptar si vend takimi, roli i Ramës jo si ndërmjetës por as si korrier, nuk u vërtetua kurrë. Fillimisht ‘off” në media dhe pastaj dhe zyrtarisht Athina e flaku me përbuzje këtë hipotezë. Gjasat janë që ose Rama e ka shpikur vetë këtë rol, ose ai ka dashur thjeshtë të bëjë vasalin e Erdoganit, gjë që nuk i është pranuar nga pala tjetër.

Negociatat për detin/ Erdogan propozon Ramën, Athina skeptike

Aureola e njeriut që pajton vëllezërit armiq të Ballkanit, e cila e bëri një analist ta krahasojë në sy në emisionin Open me Ali Pashë Telelenën rezultoi edhe në këtë rast një flluskë sapuni.

Pra, që në fillim të mandatit si kryeministër, kur mori përsipër të shpëtojë SHBA-në duke shkatërruar në Shqipëri armët kimike të Bashar Al Asadit, Edi Rama e ka projektuar veten si një udhëheqës të përmasave që i kalojnë mundësitë e tij. Herë me tentativa të dështuara, herë me subjekte të shpikura fund e krye, ai ka dashur të jetë dikush që nuk bëhet dot. Në disa raste duke përdorur teknikën e imponimit tek shqiptarët përmes aureolës që fiton jashtë dhe në disa të tjera si një politikan që do të sfumojë problemet e vogla të qeverisjes përmes zgjidhjes së interesave madhore, në këtë koktej narcizizmi, deliri dhe aventurieri, ai gjithmonë ka dështuar.
Dhe kur nuk ka realizuar dot fantazitë e çartura, i kanë mbetur manipulimet mediatike që i shesin si të vërtetë atë që nuk e ka arritur dot në realitet.

©Lapsi.al



21 Comments

  1. KY, negocoatori modest !!!
    KTIJ, ja kerkuan, por KY, se pranoi!!! KTIJ, KY !!!!!
    Pupupupupu
    Ka akoma idioter qe i hane kto idiotsira te shplara !!!

  2. Eshte e cuditshme si si edhe nje qemtues i holle dhe i paanshem i zhvillimeve politike si Bushati nuk e

    kupton pse i shpik lideri global keto misione. Jo vetem KM-ja qe eshte inteligjent por edhe nje njeri i

    rendomte e din se misione te tilla nik mund ti ngarkohen liderit te nje vendi pa peshe e te uritur si

    Shqiperia. Qellimi i vertete eshte ta paraqese veten si nje megalloman, nascist e e deri diku i semure

    nga mania vetepelqyese dhe deliri i madheshtise dhe nuk merret me gjera meskine e e te rendomta

    si puna e parase. E gjitha behet si nje mbulese per qellimin e vertete qe eshte pasurimi dhe

    jeta ne luks te cfrenuar per vete e brezat pasardhes duke varferuar e mjeruar nje popull te tere.

  3. Pyetja qe I beri Makroni ishte :A do te pranosh detyren e shenje te behesh president i Shqiperise se Madhe, se pervec jush askujt nuk mund t’ja besojme. Ju lutemi Z. Rama pranoni dhe do ju dhuroje nje pale atlete e nje pale brekushe.

  4. Pyetja qe I beri Makroni ishte :A do te pranosh detyren e shenje te behesh president i Shqiperise se Madhe, se pervec jush askujt nuk mund t’ja besojme. Ju lutemi Z. Rama pranoni dhe do ju dhuroje nje pale atlete e nje pale brekushe.

  5. Bushat!politika eshte si loje shahu dhe Rama eshte nje shahist shume i mire ne politiken e jashtem,une e kuptoj ziline dhe smiren tuaj per Ramen dhe nuk e honepsni dot qe ate e perkrahin dhe respektojne te gjithe lideret kryesore,por rri shtrembte dhe fol drejte Edi Rama ne arenen nderkombetare na i ka rritur vlerat dhe qendron si i barabarte mes tyre dhe jo si inferior dhe servil i peshtire…

    1. Ne ate qe te shet ty o kerriç ashtu eshte, por truri jot i pa zhvilluar deri aty shkon, o Moltof i sepse nuk eshte ne gjendje te mendoj i pavarur. Mjaft te mendosh se nuk ka bere asnje vizite qeveritare ne tete vjet, pervec qe e ka thirrur Derrdogani nja dy here. Jo ftuar po r thirrur ashtu siç e thirri Makron, qe leshoi gurin qenit tend te pjerdhspektuar,qe te mos perzihet ne pub et e Kosoves dhe mos te vjedhe zgjedhjet….

  6. YMER GELBAZA KELLIRA ,CARLO BOLJA BOLINO ,DHE KOL SALLAKU SKYPE ,JANE BYTHLEPERSET E EDI RAMES thotë:

    EDI RAMA KUJTON SE TE GJITHE JANE SO YMER GELBAZA KELLIRA,KOL SALLAKU SKYPE ,ENI VASILI DHR CARLO BOLJA BOLINO DHE SHPIK GJERA QE VETEM KETA ZAGARET E TIJ E BESOJNE

  7. Nuk dini gje ju , eshte futur ndermjetes te rregulloj mardheniet Amerike – France .
    KM jone eshte lideri boteror dhe ketu falet e gjithe bota , mabsi te mbaroj punet qeveritare ne pleqeri do ta bejme pape per te na rregulluar mardheniet me zotin ……….

  8. @Molotofi Shahist me brekushe. Ike ore idiot, po na mbush mendjen qe marrezia e madheshtise qenka zotesi e Ram rrumpalles.
    Udheheqesi i nje populli te vogel dhe te varfer duhet te jete i thjeshte dhe pa iluzione per fuqine e tij.
    Ju jeni propagandist pa turp, edhe kur marrezia e liderit global duket sheshit you gjeni argumenta per ta mbrojtur. Rrace e keqe…

  9. Lideri global i ka bere prej kohesh fjalimet dhe pikturat e marrjes se cmimit Nobel, i mungon vetem medalja e vertete….

  10. Edvin ShkerdhRama asht nji mashtrues delirant i paskrupullt.Sipas psikozes te tij,ai asht shpetimtari i njerezimit,perjashtu popullin e vet.Ai si fodull-delirant,per pak gja’ po arrinte me nda’ Kosoven duke ndihmu’ mikun e tij Vucic dhe te mjerin H.Thaci.
    Ky mashtrues i lindur,asht e keqja ma e madhe e kombit tone!Ketij po i vjen fundi se shpejti!
    EDVIN SHKERDHRAMA IK PIRDHU …DHE PRAPA TE PSHURRE HISTORIA!
    Popull a je n’gjume akoma!!??
    ZGJOHU….!!!26 Prilli po vjen,zhdukeni kete MONSTER!!!

  11. Edvin ShkerdhRama asht nji mashtrues delirant i paskrupullt.Sipas psikozes te tij,ai asht shpetimtari i njerezimit,perjashtu popullin e vet.Ai si fodull-delirant,per pak gja’ po arrinte me nda’ Kosoven duke ndihmu’ mikun e tij Vucic dhe te mjerin H.Thaci.
    Ky mashtrues i lindur,asht e keqja ma e madhe e kombit tone!Ketij po i vjen fundi se shpejti!
    EDVIN SHKERDHRAMA IK PIRDHU …DHE PRAPA TE PSHURRE HISTORIA!
    Popull a je n’gjume akoma!!??
    ZGJOHU….!!!26 Prilli po vjen,zhdukeni kete MONSTER!!!

  12. Ai thote jam lyps ,molotofi thote qendron i barabart,o palle edhe bythgris edhe do me shit pordh,po do me bo pordhe o molotof thuj rames te haje fasule pllaqi dhe ka per ti gris brekt e reja .Njerzit duan buke dhe pune jo pordh,ti ha sufllaqen sot e more

  13. Ka gjet pune te re, ndermjetes. Sic than do ishte midis Turqis dhe Greqis, me vone midis Izraelit dhe Palestines, SHBA dhe Rusise etj…Flasim komedi me keto qe po degjojm e lexojm nga KM

  14. Ore lapsi ca po thoni?
    Ju na keni then se kete kryeministerin ton,
    Nuk e pret askush, si ka mundesi qe e pret i dyti i europes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *