• |
ide | kryesore

Mjeken e hedhin nga ballkoni i katit të 6-të sepse ftoi kolegun në shtëpi

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Një doktoreshë është rrahur dhe është hedhur drejt vdekjes se saj nga kati i 6-të i apartamentit të saj në Egjipt, në vrasjen e quajtur “të nderit” pasi kishte ftuar kolegun e saj në apartament. Mediat egjiptiane thanë 34-vjeçarja që nuk është identifikuar publikisht, ka vdekur 2 javë më parë pasi ishte hedhur nga ballkoni i saj në Kajro.

Për vrasjen e saj janë arrestuar qiradhënësi i shtëpisë, roja i ndërtesës dhe një fqinj. Të 3 ata akuzohen se kanë hyrë me forcë në apartamentin e gruas dhe e kanë rrahur atë, pasi kishte kaluar kohë vetëm me një mashkull. Sipas kodit të sjelljes sociale në Egjipt, konsiderohet diçka e turpshme që një grua e pamartuar të qëndrojë vetëm me një burrë, edhe pse në ligjet e shkruara nuk shprehet diçka e tillë.

E përditshmja The New Arab thotë se hetimet po vazhdojnë për ngritjen e akuzave të sakta ndaj të dyshuarve. Disa prej mediave shkruajnë se sulmuesit e kishin hedhur gruan drejt vdekjes ndërsa të tjera raportojnë se ajo ra gjatë sulmit. Qiradhënësi i shtëpisë mohonte çdo shkelje duke thënë se gruaja vrau veten gjatë një “krize psikologjike”.

Aktivistët e të drejtave të grave kanë kërkuar dënimin e të akuzuarve. Vrasja vjen vetëm disa javë pas propozimit nga politikanët të ligjeve të reja që kufizojnë akoma më shumë të drejtat e grave. Në një prej tyre thuhet se gratë nuk kanë të drejtë të nënshkruajnë të vetme kontratën e martesës, pa u aprovuar nga një i afërm mashkull.

Ndërsa burrat janë të aftë të anulojnë një martesë pa miratimin e grave të tyre, dhe u jepet prioritet për kujdestarinë e fëmijëve. Burrat gjithashtu kanë të drejtën ekskluzive për nënshkrimin e certifikatës së lindjes së fëmijës dhe të zgjedhin arsimimin e tij.

Sipas shifrave të OKB të vitit 2013, 99% e grave në Egjipt kanë vuajtur ngacmime seksuale dhe më shumë se gjysma kanë provuar dhunë shtëpiake. Raporti shton se ligjet vendase nuk dënojnë dhunën shtëpiake apo përdhunimin brenda martesës, prandaj këto krime shpeshherë nuk merren në konsideratë nga autoritetet.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *