• |
ide | kryesore

Perceptimi i korrupsionit, Shqipëria renditet e 13-a në botë

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqipëria u rendit sërish ndër vendet më të korruptuara në botë, e matur sipas perceptimit të qytetarëve të saj. Një nga gjashtë variablat e Indeksit të Lumturisë, të publikuar pak ditë më parë nga OKB, është dhe perceptimi për korrupsionin, që matet nga sondazhet me qytetarët për dy pyetje: “A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe “A është korrupsioni i përhapur tek bizneset?”.

Për periudhën 2018-2020, Shqipëria ka një pikëzim për këtë tregues prej 0.901, duke u renditur e 13-a në botë, në pozicion të njëjtë me raportin e një viti më parë.

Qytetarët e Ballkanit në përgjithësi mendojnë se korrupsioni është i përhapur. Në vend të parë në botë është Kroacia, e ndjekur nga Rumania, Bullgaria, Bosnjë Hercegovina. Në listë përpara nesh janë dhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Shteti, që perceptohet nga qytetarët e vet si më pak i korruptuari në botë, është Singapori. Në listën e më pak të korruptuarave janë dhe vendte nordike, Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia.

Shqipëria u rendit për 2018-2020, e 93-a në botë në indeksin total të lumturisë, duke qenë ndër tre të palumturat në Europë, së bashku me Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë, por në përmirësim nga viti i mëparshëm, kur ishte në pozicionin e 105 dhe në fund të Europës. Më e lumtura në rajon është Kosova, në vendin e 33. Ndërsa e para në botë vijon të mbetet Finlanda./ Monitor



2 Comments

  1. Parlamenti Europian, Komisioni Europian, Bundestagu gjerman, Departamenti amerikan i shtetit, organizata ndërkombëtare që bëjnë hulumtime profesionale për problemet e qeverisjeve në gjithë botën, e cilësojnë Shqipërinë si një nga vendet me korrupsion e përhapje të kriminalitetit gjithnjë e më të shtuar gjatë qeverisjes Rama.
    Ndërkaq nën ndikimin e ca palo anal-istëve që fajin kërkojnë ta ndajnë njëlloj për të gjithë politikanët, militantët trushpëlarë, komentojnë për partitë apo liderët e tyre, jo për performancën e qeverisjes, por sikur të ishte fjala për një ndeshje futbolli se cila skuadër bën më shumë gola, e kush është futbollisti apo trajneri më i mirë.
    O të uruar shqiptarë !
    Po ja skuadra përfaqësuese e futbollit të Shqipërisë, në një ndeshje me Gjermaninë në kohën e Dullës, doli barazim me te.
    A mos do të thotë kjo se qeverisja e Dullës ka qenë më e mirë, apo shqiptarët kanë jetuar më mirë se gjermanët e Shqipëria ishte vërtetë Kopështi i lulëzuar i socializmit në botë ?
    Dëgjoj dymetroshin “lider botëror”, që fjalimet e tij propogandistike i ilustron gjithmonë me tifozëri futbollistike.
    Unë jam “trajneri më i mirë”, thotë ai e të tjerët nuk mund të krahasohen me mua, e çdo ditë bën autogola.

  2. Nga të dhënat, nuk ka të dhëna që e ka mbaruar shkollën në Utrecht. Edhe në këtë libër ta jepte.

    Edhe në këtë libër ta jepte origjinën. Ai dhe në këtë libër nuk e jep ku e ka mbaruar shkollën, sepse ka pikëpyetje, nëse e ka mbaruar apo jo.

    Ka një periudhë të errët të Lulzim Bashës dhe ç’thotë Lulzim Basha… nuk ka nxjerrë një dokument kur ka ik në Holandë, nuk ka një dokument kur ka mbaruar shkollën.

    Një person i cili ka një periudhë të errët në historinë e vet detyrohet të bëjë një libër, që brenda vetes ka probleme shumë serioze me kronologjinë e ngjarjeve dhe vërtetësinë e tyre…”O zigur nuk eshte e re kjo puna e korrupsionit,do jete deri sa te ekzistoje njerzimi,ti mendon se basha i oligarkeve e njeh mire korrupsionin politik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *