• |
ide | kryesore

Qeveria e re në Kosovë/ Varhelyi: Dialogu me Beogradin, prioritet

-Instant, Lajme, Të fundit



Dialogu me Beogradin dhe normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është çështje kyçe. Kjo ka qenë deklaratara e  Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, në rrjetin social Twitter, pas votimit të qeverisë së re në Kosovë. Në fjalimin e tij të parë si kryeministër, Albin Kurti listoi si priotet çështje të brendshme, ndërsa sa i përket dialogut tha se do të diskutohej për çështje konkrete, të tilla si ajo e personave të pagjetur.

“Pres që të punoj së bashku me ju për të çuar përpara reformat në rrugën europiane dhe vazhdimin e luftës kundër COVID-19”, ka shkruar në rrjetin social Twitter, Varhelyi.

Më herët përmes një deklarate, zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë përshëndeti qeverinë e re, dhe shprehu gatishmërinë për të punuar me të në procesin e rimëkëmbjes ekonomike, zhvillimit social, bashkëpunimit rajonal dhe agjendës evropiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *