• |
ide | kryesore

Rrëshqiti në akull teksa po luante, 10-vjeçari dërgohet me helikopter nga Bulqiza në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Bulqizë, ku një fëmijë ka mbetur i plagosur rëndë pasi është plagosur rëndë pasi ka rrëshqitur në akull. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme.

Mësohet se fëmija me inicialet F.B., nga Fushë-Bulqiza, ka qenë duke luajtur në oborrin e shkollës kur ka rrëshqitur në akull dhe ka pësuar frakturë të rëndë në kokë.

Ai është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *