• |
ide | kryesore

ShBA kërkon të rindërtojë partneritetin me NATO-n

-Instant, Lajme, Planet



Gjatë një konference për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg,  sekretari i SHBA-së Antony Blinken u zotua se do të rindërtojë  aleancën ushtarake transatlantike pas një “shkëputje” prej katër vitesh kur Uashingtoni e portretizoi NATO-n si të përçarë dhe në krizë.

”Kam ardhur në Bruksel sepse SHBA dëshiron të rindërtojë partneritetin me aleatët tanë”, tha Blinken.

Ministrat e Jashtëm nga 30 vendet anëtare të NATO-s, për herë të parë në më shumë se një vit janë takuar  fizikisht në selinë e aleancës në Bruksel. Ministrat do  të përgatiten për një samit të ardhshëm për të diskutuar  rreth një sërë propozimesh për të reformuar bllokun ushtarak.

Blinken tha se rritja  ushtarake e Kinës dhe përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar Perëndimin kërcënojnë bashkimin e NATO-s, duke i kërkuar Turqisë të ishte pjesë e aleancës.

I pyetur në lidhje me ndonjë tërheqje të mundshme të trupave nga Afganistani, ku Shtetet e Bashkuara kanë qenë në luftë që nga viti 2001, Blinken tha se do të vlerësohen disa opsione nga SHBA dhe sigurisht do të konsultohej me aleatët.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas paralajmëroi kundër një tërheqjeje të parakohshme të trupave në Afganistan pasi kjo do të dëmtonte sigurinë, arsimin, infrastrukturën dhe të drejtat e njeriut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *