• |
ide | kryesore

Shkenda Dubova largohet nga muzika: Nuk jam për këtë gjë

-Instant, Paparazzi, Slider



Shkenda Dubova do të bëjë rikthimin në skenë pas një periudhë të gjatë dhe për herë të fundit.

Në një intervistë për ‘Glamour Zone’, ajo rrëfeu se është duke e realizuar projektin e fundit dhe se do të largohet nga muzika.

“Jam duke punuar në një këngë të re të punuar nga Fifi që është një bashkëpunim. Kjo do jetë kënga ime e fundit që do ta realizojë”, u shpreh Dubova. E pyetur se çfarë e pengonte më shumë si këngëtare, Shkenda deklaroi se nuk e ndjente veten për këtë punë.

“Ishte sepse unë nuk jam e dedikuar për këtë punë. Do të thotë ‘Qejfi është më i madh se Stambolli’ por ndoshta një kohë kur fillova të bëjë shumë këngë më priste shumë mirë publiku, mua gjithnjë më ka pëlqyer fama. Kur kam shkuar në koncerte nuk e ndjeja veten mirë dhe pashë veten që unë jam për diçka tjetër”, vazhdoi më tej ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *