• |
ide | kryesore

Shqipëria me nivelet më të larta të diabetit në rajon dhe Europë, e rrezikuar nga Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Popullsia e Shqipërisë rezulton më prekje të lartë nga diabeti në raport me vendet e tjera të Europës dhe Rajonit. Përhapja e diabetit ekspozon të prekurit nga fatalitetet si edhe në rastin e pandemisë Covid-19. Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) publikoi së fundmi studimin “Një vështrim për shëndetin në Europë”, në të cilin raportoi se 9 % e të rriturve në Shqipëri janë me diabet. Nivele më të larta të diabetit kishte Turqia, Gjermania, Portugalia dhe Maqedonia e Veriut.

Diabeti është sëmundje kronike që ndodh kur trupi nuk është në gjendje të rregullojë nivelet e tepërta të glukozës. Nëse lihet i padiagnostikuar ose nën kontroll të dobët mund të rezultojë në komplikime serioze, duke përfshirë verbimin, daljen jashtë funksionit të veshkave dhe gjymtimin e këmbëve. Diabeti rrit rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe njerëzit me diabet gjithashtu kanë një rrezik më të madh të sëmuren rëndë nëse infektohen nga virusi COVID-19.

Rreth 32.3 milion të rritur u diagnostikuan me diabet në Bashkimin Evropian në 2019, nga rreth 16.8 milion në 2000. Një shtesë prej 24.2 milion njerëz në Evropë u vlerësua se kishin diabet, por ishin të padiagnostikuar në 2019. Ekspertët e shëndetit në vendin tonë pohojnë se diabeti është i nëndiagnostikuar në Shqipëri dhe se nivelet e tij janë shumë më të larta se, se raportimet zyrtare.

OECD raporton se numri i meshkujve me diabet të diagnostikuar është rritur me shpejtësi që nga viti 2000 në të gjithë Europën. Nga 7.3 milion të prekur në vitin 2000 ato arritën në 16.7 milion në 2019.

Numri i grave me diabet është rritur gjithashtu dukshëm, duke arritur në 15.6 milionë në vitin 2019 në krahasim me 9.5 milion në vitin 2000. Burrat janë më të prirur për të zhvilluar diabet për shkak të faktorëve biologjikë.

Diabeti është më i përhapur tek të moshuarit, pasi 19.3 milion njerëz të moshës 60-79 vjeç raportohen se kanë diabet në të gjithë vendet e BE, krahasuar me 11.3 milion njerëz të moshës 40-59 dhe vetëm 1.7 milion të moshës 20-39. Këto tendenca rritëse janë pjesërisht për shkak të rritjes së mbipeshës dhe pasivitetit fizik dhe plakjes e popullsisë./Monitor



1 Comment

  1. OBSH publikon nje studim ku thote se icidenca (mundesia qe te infektohen) nga Covid per diabetiket eshte e njejte me ata qe nuk vuajne nga kjo semundje.
    Ne artikullin e mesiperm, fhuhet e kunderta. Pra diabetiket jane me te rrezikuar.
    Ke te besojme?
    Ndajeni njehere mendjen, ndikon apo jo diabeti ne mundesine per tu infektuar, e pastaj publikoni keto artikuj pacavure, gjoja per sensibilizim.
    Por kjo tashme eshte normale. Njehere dilnin ore e minute “personalitete” vendase e boterore duke na thene se nuk duhen perdorur maskat, pastaj po te njetet, se duhen perdorur. Madje me dhune, me gjoba e arrestime.
    Ju dhjefsha mu ne shkence, politike e gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *