• |
ide | kryesore

Sondazhi/ Pse ra besimi tek SPAK dhe ‘drejtësia e re”

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shpresa që e kultivuan pa u kursyer me premtime për goditje të forta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nga “drejtësia e re”, dalëngadalë po ia lë vendin zhgënjimit për SPAK dhe institucionet e reja.

5 vjet pas miratimit të reformës me 140 vota në parlament, ata që besojnë tek “drejtësia e re” janë më të paktë në numër. Barometri i Sigurisë, një projekt i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi sondazhin sipas të cilit qytetarët pranojnë korrupsionin e zgjeruar në gjykata, prokurori, dogana dhe polici.

Shikoni grafikun më poshtë:

Në dy kolonat e para janë rezultatet e vitit 2019 dhe vitit 2020, kur qytetarët janë pyetur për pritshmëritë nga SPAK për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ata që besojnë shumë, janë 21.6% më pak se një vit më parë, ose thuajse gjysma e atyre të vitit 2019. Është shtuar numri i atyre që besojnë disi se kjo mund të ndodhë dhe thuajse është dyfishuar numri i atyre që janë mosbesues, duke thënë se SPAK do ta luftojë pak korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Tendenca të ngjashme me perceptimin për SPAK-un tregojnë edhe të dhënat e sondazhit lidhur me efektivitetin e Gjykatave në vendimet ndaj korrupsionit dhe krimit pas reformës në drejtësi.

Janë 13.3% më pak qytetarë sesa në barometrin 2019 që u përgjigjën se me reformën në drejtësi efektiviteti i Gjykatave do të rritej shumë lidhur me vendimet ndaj korrupsionit dhe krimit. (Grafiku me lart).

Zhgënjimi për “drejtësinë e re” ka nisur të ndjehet. Në vitet e fundit, reforma në drejtësi u shoqërua me një propagandë agresive nga mazhoranca socialiste dhe ambasadorët e SHBA dhe BE për këdo që ngriti zërin kundër elementëve të veçantë të saj.

Pa e ndalur propagandën, socialistët nuk qëndruan duarkryq. Një ndër hapat e parë që ndërmori mazhoranca ishte kapja e organit të akuzës, nëpërmjet Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi u paralizua për disa vjet duke vonuar ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Skandali, zbulohet dokumenti/A po tenton Donika Prela të mbyllë dosjen “Toyota Yaris”

Gjatë viteve të kaluara u mbyllën ose u zvarritën hetimet për disa nga dosjet më të nxehta të mazhorancës, ku u implikuan emrat më të lartë në hierarkinë e qeverisjes socialiste. Ishte dosja për trafikun ndërkombëtar të drogës ku ishte i përfshirë Saimir Tahiri, dosja 339 e grabitjes së zgjedhjeve në Durrës dhe në Shijak, dosja 184 e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, dosjen e hetimit për futjen e miliona eurove me një Toyota Yaris, dosja e grabitjes së pronave në bregdet në Kavajë, dosja e konçensioneve në shëndetësi nga Ilir Beqja, dosja e rrëfimit të ish skafistit Veliu për Agron Xhafën etj.

Deri më tani zyrtari më i lartë i hetuar nga SPAK është ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, për të cilën u kërkuan 2 vite burg për fshehje të pasurisë.

Lexo edhe: Vetingu mbi Donika Prelën/ Si i varrosi dosjet shqetësuese të Rilindjes

Ndërkohë SPAK, pavarësisht dhjetëra denoncimeve nga opozita për skandale abuzimesh dhe korrupsion, për tendera sekretë gjatë pandemisë, për prishjen e teatrit në mënyrë të paligjshme, për falsifikimin e dokumentave për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, për përgjimet e Ndragheta-s që implikonin kryebashkiakë, për manipulimin e shifrave të të vdekurve në pandemi, nuk ka guxuar të thirrasë asnjëherë asnjë nga ministrat apo të zgjedhurit në pushtet të Partisë Socialiste, jo për t’i vënë nën akuzë, por as nuk ka guxuar t’i marrë në pyetje. Pikërisht për këtë lojë pisët të “drejtësisë së re”, që nuk guxon të prekë pushtetin, por nxiton t’i çojë urdhërin e arrestit të vdekurve në varreza dhe që shqiptarët e njohin më mirë se çdo i huaj, besimi për SPAK dhe prokurorët e tij është në rënie.©Lapsi.al



6 Comments

  1. Besim kanë patur votuesit e Ramës në fillim, por me kalimin e kohës kur panë se çfare gjëme i bënë vendit rilindasit u ra besimi edhe atyre se cirkut mund ti thuhej reformë.

  2. Atyre qe shesin majdanoz ne trotuare dhe ai qe deshte te korruptonte policin me 1000 leke te reja, jua tregoj vendin drejtesia e re dhe Spaku.
    Habitem se si mund te bjere besimi te Spaku dhe drejtesia e re me tere keto rezultate “konkrete”:)

  3. O njisha, me Gjin Gjonin ishim mut, por me keto Jack Daniel-sat e drejtesise se re nuk eshte me mire, se spo them akoma me mut qe mos te merziteni ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *