• |
ide | kryesore

Urdhëri sekret nga Rama/Luljeta Bozo mos dalë më në TV

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas zhurmës që shkaktoi me intervistën e saj në emisionin ‘Dekalog’, se në kohën e Enverit kishte më shumë të mira sesa të këqia, e cila u përcoll me një fortunë nga antikomunistët dhe ngjalli një zinxhir replikash në shtypin e ditës, prijësa e listës së PS së Tiranës, Luljeta Bozo është futur provizorisht në karantinë. Një urdhër i ardhur nga sferat e larta të partisë, disa mendojnë drejtpërdrejt nga Rama, i ka ndaluar asaj pjesmarrjen në debatet televizive. Disa TV informative që kanë kërkuar ta kenë në emisionet e tyre zonjën e tërmetit, kanë marra një “JO” të prerë nga koordinatorët e fushatës së PS.

Lexo me tej:

Habit Luljeta Bozo: Komunizmi, më shumë anë pozitive se negative

Pas deklaratave të bujshme zonja Bozo dha dhe një intervistë në “Javanevs” ku ajo bëri 180 gradë prapakthehu. Ajo theksoi disa herë se e dënonte regjimin diktatorial dhe tha: “Kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature. Ata që shajnë, akuzojnë dhe shtrembërojnë njësoj si xhelatët e mendimit ndryshe asokohe. Ekstremet përputhen dhe më kujtohet Vaclav Haveli që thotë: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! Kam vetëm keqardhje për ta”.

Andi Bushati: Le të debatojmë për Enverin pas 25 prillit

Dukej qartë se kthimi tek koncepti i ish disidentit dhe presidentit çek Vaclav Haveli, të cilin e ka përdorur edhe Rama ne vitet ’90 i ishte imponuar Luljeta Bozos. Dhe pasi u detyrua të bënte këtë piruetë ajo është zhdukur nga ekranet.

Nuk dihet sa kohë do të zgjasë karantina për të parën e listës së PS në Tiranë, por kuptohet qartë se sinqeriteti dhe çiltërsia e saj për të thënë ato që mendon, nuk janë të mirprituara në një parti ku shkalla hierarkike vendoset nga aftësia për të qënë hipokrit.

Spiropalizohet edhe Najada Çomo/ Nis fushatën me video përkrah Skënderbeut

Prandaj Luljeta Bozo po qëndron perkohësisht në heshtje.

©Lapsi.al



19 Comments

    1. Jo jo.
      Per momentin jam rehat te pidhi i motres tate!
      Kaq ne panik je, o kurve e vogel, sa te shkon mendja vetem te komentet e mia, ë????

  1. Normale, ajo shkaterroi gjithe qellimin pse u vu ne ate liste. Komuniste ajo parti ka sa te duash. Me Luljeten kerkohej nje profesioniste babaxhane qe te terhiqte “shtresen gri” dhe jo rimisherimi i Nexhmije Hoxhes.

  2. E qelbe fare me plaken truthare Bozo, nuk te mjaftoi Ruci po shtove edhe kete. I ke bere vetes AUTOGOL o GOMAR

  3. 1946, një inxhinier i ri 33-vjeçar pushkatohet me plot të tjerë me grupin e “sabotatorëve të Maliqit”.

    Pak kohë më pas një çift komunistësh vijnë për të inspektuar shtëpinë e të ndjerit dhe për të parë nëse iu pëlqente për ta marrë për vete. U pëlqen dhe e mbajnë për gati 50 vjet duke lënë familjen e inxhinierit në rrugë.

    2021, vajza e çiftit komunist, vetë ish-komuniste e ndoshta ende komuniste, deklaron në publik se komunizmi kishte më tepër të mira se të këqija.

    Unë e besoj plotësisht! Për njerëz të tillë, komunizmi kishte më tepër të mira: u dha shtëpitë e të pushkatuarve që ua nxorën familjet në rrugë.

    Problemi është se këta njerëz, përpara se të pyeteshin për komunizmin duhet të jepnin llogari për atë që bënë për 50 vjet, duhet të shporreshin nga hapësira publike e të turpëroheshin publikisht.

    Siç ndodhi në Gjermani pas Nurenbergut e deri më sot. Kjo nuk ndodhi. Meqë nuk ndodhi tani nuk e kanë problem të bëjnë bilancin pozitiv të komunizmit. Turp, Shqipëri, e mjera Shqipëri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *