• |
ide | kryesore

Video/ ‘Gladiatori’ pa maskë refuzon të mendojë për Anglinë: “Kemi një detyrë, të fitojmë ndeshjen e parë”

-Instant, Sport, Video



Klaus Gjasula do të kthehet në qendër të fushës, si diga e parë përpara mbrojtjes, edhe pse mesfushori që luan në Gjermani, nuk është në formën e tij më të mirë fizike: “Për sa i përket gjendjes fizike nuk jam në 100% tim pasi nuk kam shumë kohë që të stërvitem por prapë ndihem mirë dhe gati për të ndihmuar, do marr aq sa do më japë trajneri dhe do jap maksimumin për skuadrën”.

Gjasula e vuri theksin në ndeshjen e parë ndaj Andorrës, që e konsideroi fat për debutimin: “Me paraqitjet e fundit kemi treguar që i kemi të gjitha mundesitë për të fituar këtë ndeshje dhe të hymë më këmbë të mbarë në kualifikim. Do kishte qenë ndryshe të luanim ndeshjen e parë me Anglinë pasi është pak më e vështirë, por nëse jemi të përqëndruar dhe gati nga ana mendore, besoj se do ta fitojmë këtë ndeshje dhe të hymë në kualifikim”, tha mesfushori më konferencën për shtyp në Barcelonë.

Të mendosh për Anglinë, si ndeshja më e vështirë e grupit I kualifikues për Botërorin Katar 2022, është normale, por megjithatë Gjasula e sposton vëmendjen tek Andorra: “Të them te drejtën unë personalisht nuk e kam menduar, pasi janë tre ndeshje. Do fillojmë me Andorran që është ndeshja e parë dhe personalisht nuk dua të flas as për Anglinë dhe as për San Marinon pasi kemi një detyrë: të fitojmë ndeshjen e parë, të fillojmë mirë këtë kualifikim dhe pas kësaj mund të flasim për ndeshjet e tjera. Unë mendoj që e kemi bërë njëherë me Andorran këtë gabim, dhe besoj se këtë radhe do jetë ndryshe, do jemi më të përqëndruar dhe nuk do ta marrim si një ndeshje të lehtë. Është një kundërshtar i fortë që na ka marrë një pikë në Shqipëri dhe tani na takon neve të marrim këtu tre pikë”.

https://www.youtube.com/watch?v=hjeLuK5o-Yc&t=5s



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *