• |
ide | kryesore

Vodafone në mbështetje të transformimit dixhital të gjelbër të Bashkimit Europian

Lajme, Të fundit



Vodafone Group ka nënshkruar sot në eventin #DigitalDay2021, deklaratën për
të mbështetur Transformimin Dixhital të Gjelbër të BE-s. 26 Anëtarët e kësaj
deklarate, të përbërë nga kompani telekomunikacioni dhe teknologjie ,
angazhohen për të ndihmuar në nxitjen e investimeve dhe zbatimin e zgjidhjeve
dixhitale në industri të ndryshme, me qëllim frenimin e ndryshimeve klimaterike
dhe mbrojtjen e mjedisit.

Në të njëjtën kohë, shtetet anëtare të BE-së u zotuan për të përshpejtuar
transformimin dixhital të gjelbër dhe për të vënë në dispozicion të këtij angazhimi
fondet e Komisionit Europian per rimëkëmbjen nga pandemia, si një instrument
kryesor që ndihmon BE-në të dalë më e fortë dhe më e qendrueshme pas krizës.
“Dixhitalizimi është i rëndësishëm për kursimin e energjisë, për përdorimin më
efiçent të burimeve natyrore dhe krijimin e nje ekonomie cirkulare. Duke
investuar në konektivitet, dhe duke bashkëpunuar me industri të ndryshme dhe
politikëbërësit, mund të krijojmë një të ardhme më të mirë e qëndrueshme për
Europën” – tha CEO i Vodafone Group, Nick Read.

Ky angazhim është pjesë e qëllimit të kompanisë Vodafone për të krijuar një të
ardhme të qëndrueshme për të gjithë, duke u kujdesur për planetin tonë.
Vodafone është angazhuar të reduktojë në zero emetimet e saj te karbonit në
rang global, brenda 2040-ës, si dhe të përdor energjinë e përftuar vetëm nga
burimet e rinovueshme, brenda 2030-ës. Vetem përmes zgjidhjeve dixhitale me
IoT për bizneset , Vodafone do te mundësojë reduktimin me 350 milion tonë të
emetimeve të karbonit deri ne 2030.

Si pjesë e Vodafone Group, Vodafone Albania i është bashkuar gjithashtu
nismës për të zvogëluar ndikimet në mjedis, duke ndërmarrë hapa konkrete për
përmirësimin e efikasitetit të energjisë, përdorimin e burimeve të rinovueshme të
energjisë, për te reduktuar mbetjet nga rrjeti, si dhe duke vendosur kritere të reja
mjedisore në proçesin e përzgjedhjes së furnitorëve.
Ndiq videon për më shumë.



1 Comment

  1. qenka gjetur dhe emri i ” luftes” se radhes pas 10 vjetesh qe do zgjas nja 20 vjet te tjera ….ndryshimet klimaterike. … jeni p…dh nga trut aq shum sa ju ka humb dhe fantazia. nuk dini as vet ca po sajoni me. nejse gallata parazitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *