• |
ide | kryesore

Yuri Kim nuk tërhiqet për Tom Doshin: Nuk është i pafajshëm, prokurorët të bëjnë detyrën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



KQZ nuk e përjashtoi Tom Doshin nga kandidimi për zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së. Ilirjan Celibashi “topin” ia kaloi prokurorisë për verifikim. Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim në intervistën për “ABC” u shpreh se fakti që KQZ nuk e përjashtoi nga gara nuk do të thotë se është i pafajshëm dhe tashmë mesazhin e kishte për prokurorinë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të qarta sërish. Kjo nuk është vetëm nga një person apo një individ në qeverinë e shteteve të Bashkuara, por është Sekretari i Shteteve të Bashkuara, i cili e ka përcaktuar personalisht një individ, i cili nuk ka zgjedhur të vazhdojë të përfaqësojë popullin shqiptar në Kuvend.

Mendoj që KQZ-ja ka përgjegjësi të shqyrtojë të gjitha rekordet në mënyrë që të sigurohet që kandidatët të kualifikohen. Në këtë rast ai nuk është skualifikuar, e kjo nuk do të thotë që ai është i pafajshëm.

Por thjesht do të thotë që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë të reformohet. Dhe ky është nënkuptimi i saj. E dyta, çështja, së bashku me 11 kandidatë të tjerë i është dërguar prokurorisë dhe ne vërtetë presim që prokurorët të bëjnë punën e tyre.

Por në fund, nuk ju përket Shteteve të Bashkuara që të vendosin se kush duhet të jetë në parlament. Nuk janë Shtetet e Bashkuara se kush do të jetë aty, por janë votuesit shqiptarë. Dhe votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre” – tha Yuri Kim. /abcnews.al



7 Comments

  1. Në të vërtetë, ka pas plot këshilla publike, jo se dikush ka inat Berishën, apo ka qejf Bashën, por se një politikan pas tetë vitesh në krye të një partie të madhe, duhet ta udhëheqë vetë atë, dhe jo me babën në krye të qoshes.

    Nuk po flasim për trashëgiminë e babës, që në këtë rast është e keqe. Ka pas “baballarë” partish që kanë shkëlqyer dhe kanë bërë histori, si Helmut Koli, Zhak Shiraku, Margaret Theçer e të tjerë, por Merkeli, Makron apo Xhon Mejxher, që i pasuan, bënë historinë e tyre.

    Por Lulzim Basha nuk ka paraysh këto modele suksesi. Në koshiencën e tij, ai e shikon ftesën për të “vrarë babin”, si një ftesë për të vrarë një trashëgimi të keqe, si një dënim për Sali Berishën, si një njollosje të tij, dhe po e përdor këtë si një rast për t’i dëshmuar Berishës, se nuk ka dashur ta “vrasë” atë në ditët e tij të këqija, ndaj dhe ai nuk duhet ta “vrasë” pas 25 prillit, në ditët e këqija të Lulzim Bashës.Të largohen kandidatet e pd qe jane ne rekorde kriminale

    1. Po clidhje ka kjo more te qifsha familjen pse mundohesh ta largosh vemendjen nga ajo qe thuhet robte e shpise ku ti kesh ohhh dobic i kuq paemer

  2. Toma ka vene ‘lavatricen’ me kohe… Pastrimi i parave seshte ndonje gje e re per Shqiperine … Mban “parine e figurave publike” si parazite (qe nga ata qe dalin te Fevzoja & Co e deri tek parazitet me te thjeshte qe japin voten per nje vend pune!)…
    Mirmengjes, Shqiperi…

    1. Shqiptaret emij kan pjerdhur votojn plehera per te mbajtur shushunjat e rilindjes ne pushed pasta kerkojne edhe integrim dhe Europa te thot ik pjerdhu basket me Tomen me tahirin me ballen me edi ramen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *