• |
ide | kryesore

Sherr për shiritin e kapitenit: Milan-Raiola, një lojë ekuilibri mes Donnarumma, Ibra e Romagnoli

-Instant, Sport



Çështje ekuilibri. Natyrisht që Milan nuk e lejon veten të mbahet peng nga askush, por marrëdhënia me Mino Raiola është gjithmonë delikate dhe duhet të monitorohet sepse një pjesë e mirë e së ardhmes së kuqezinjve kalon përmes tij. Po flasim për boshtin e ekipit të Piolit: Gigio Donnarumma, Alessio Romagnoli dhe Zlatan Ibrahimovic. Të tre asistohen nga një prej menaxherëve më të rëndësishëm në botë dhe merkato është në prag.

Vullneti i të treve është të qëndrojnë në Milano, por sot kjo nuk merret si e mirëqenë. Gazidis, Maldini dhe Massara nuk janë të shqetësuar, por tani ka ardhur koha për të marrë vendime. Në tavolinë janë rinovimet: portieri dhe sulmuesi pritet të shkojnë në skadencë në qershor, ndërsa kontrata e mbrojtësit dhe kapitenit do të skadojë në 2022.

Kapitulli Donnarumma është më delikati sepse Milani nuk ka mundësi të humbasë me zero një nga portierët më të fortë në botë. Gigio dëshiron të qëndrojë pa dyshim, por ai gjithashtu po pret për ofertën e duhur: tani për tani rritja e propozuar nga 6 në 8 milion euro ka lënë në mëdyshje stafin e lojtarit. E para sepse dëshiron të presë sigurinë e kualifikimit për në Ligën e Kampionëve të ardhshëm dhe e dyta për të marrë shiritin e kapitenit. Ky është argumenti më i ashpër. 22 vjecari (tani zëvendës) ndihet si një nga liderët e dhomës së zhveshjes dhe do të dëshironte të njihej si i tillë edhe jashtë.

Këtu futet në lojë situata e Romagnolit, i cili është kapiteni i këtij Milani, por që po përjeton një moment mjegullimi. Falë mbërritjes së Tomorit dhe një dëmtimi të vogël, numri 13 nuk është më i palëvizshëm dhe nuk mund të mos e shohë situatën e tij kontraktuale. Maldini duhet të parandalojë që mbrojtësi italian të shkojë në skadencë, kështu që ekzistojnë dy mënyra: shitja në qershor ose rinovimi. Nga shitja e tij qëllimi është që të sigurohen të paktën 20 milion për t’i kaluar Chelsea për të blerë Tomorin që kushton 28.

I fundit, por jo më pak i rëndësishmi është Ibra dhe këtu ka shumë optimizëm. Praktikisht, për Zlatan vendos Zlatan dhe vullneti i tij është të qëndrojë, ashtu siç përsëriti disa herë në intervista të ndryshme. Duhet vënë vetëm firma dhe klubi nuk ngutet, por tani që rruga për në Ligën e Kampionëve të ardhshëm duket pak më e tatëpjetë, gjithçka do të jetë më e lehtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *