• |
ide | kryesore

Aleanca me Tom Doshin/ Rama fsheh kokën si struci nga Juri Kim

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Një mesazh në Twitter i Juri Kim, e cila kërkonte reagim të partive nga PSD e Tom Doshit, ka marrë një përgjigje qesharake nga Rama. Në një prononcim për Zërin e Amerikës, Endri Fuga, drejtori i Komunikimit i kryeministrit Rama ka thënë se “ambasadorja Kim e ka bërë më parë shumë të qartë me gojën e saj, qëndrimin e Kryeministrit, se Tom Doshi as nuk është aleat i Partisë Socialiste dhe as do të jetë pjesë e qeverise së re të Partisë Socialiste! Kështu që ne – theksoi zoti Fuga – nuk e lexojmë mesazhin e ambasadores Kim si një thirrje për PS e as marrim përsipër të flasim në emër të shumë partive të tjera, të cilat nuk janë prononcuar për rastin në fjalë”.

Përgjigjia është pjesërisht e vërtetë. Ambasadorja pranoi se kishte marrë garanci nga Rama pak kohë më parë për mosangazhimin e Tom Doshit në qeverisjen socialiste në rast fitoreje. Edhe mesazhi që ajo shpërndau në Twitter mbrëmjen e së premtes nuk e përmendte Partinë Socialiste.

Lexo edhe: Deklarata e Yuri Kim/ Si është tallur Rama me ultimatumet amerikane

“Ne vërejmë se Partia Demokratike dhe të tjerët nuk duan në Parlamentin e Shqipërisë dikë të papëlqyer nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të rëndësishëm. Për të tjerët: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mirë” – shkroi Kim në Twitter.

Por në të njëjtën ditë, Kim dha një intervistë për abcnews dhe aty kërkonte një reagim publik nga Partia Socialiste mbi këtë çështje. (Shiko Ketu) Ambasadorja amerikane i tha gazetares Esiona Konomi se “dëshironte të shihte që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë”, sa Partia Demokratike, në qëndrimin ndaj zotit Doshi, të cilit që prej vitit 2018 i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, me një vendim të Sekretarit amerikane të Shtetit.

Faktin që në kryeministri paskan lexuar statusin e ambasadores, por nuk ia kanë dëgjuar zërin në intervistë duket më shumë një manovër, për të qëndruar neutralë, duke mos iu bashkuar ambasadës amerikane kundër Tom Doshin, por as për të pranuar aleancën me të.

Yuri Kim kundër Tom Doshit, një mandat më pak për Ramën?

Kjo nuk është hera e parë që Rama i shmanget një përgjigjeje mbi këtë temë. Rreth një muaj më parë, kryeministri shmangu pyetjen e gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu kur ajo i përmendi deklaratën e ambasadores amerikanë Yuri Kim për kandidatët me probleme me ligjin.

Rama spekuloi me raportimet e gazetarëve që sipas tij duan ta kthejnë në telenovele historinë mes tij dhe ambasadores.“Sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane nuk do ju jap asnjë përgjigje sepse keni spekuluar dhe abuzuar, jo ti personalisht, por mediat kanë spekuluar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Përgjigjja ime lidhur me pyetjen që m’u bë, nuk ka nevojë të më vini përpara ambasadoren amerikane për të kujtuar mua detyrën që kam unë para ligjit dhe përpara njerëzve se këtë e di vetë. S’ka nevojë që të ma përdorni ambasadoren si karem për të bërë telenovela. Nuk jap asnjë përgjigje sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane sepse është e pakuptimtë që krijoni telenovela të kota në publik dhe dezinformoni publikun”, ishin fjalët e Ramës.©Lapsi.al



16 Comments

  1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Ja futi amerikanëve gebelsi i “rilindjes”,Endri Fuga!Tom Doshi nuk është aleat i Partisë Socialiste! 02/ 03/2015 Merret vendimi, gangsteri Tom Doshi përjashtohet nga Grupi i PS-s.20/06/2019 Socialisti Edvin D’Rama shoqërohet nga deputeti i PSD,gangsteri Tom Doshi qe nuk është aleat i Partisë Socialiste,per te kandiduar Kryetarin e Bashkisë së Shkodres,nje tjeter gangster!!!
    Edvin D’Rama dhe ortaku i tij krimineli Tom Doshi duhen arrestuar menjëhere,për shitje ilaçeve të pakontrolluara që rrezikojn jetën e shqiptareve.Kryetari i mafies ilaçeve Tom Doshi ka lindur me të meta mendore që e tregon edhe pamja e tij si neandertaler.Tom Doshi që duhet të ishte ne burg me drogaxhiun D’Rama se i kashitur shqiptareve ujë me gëlqere,ështe financues i vrasjeve me pagesë,por D’Rama i jep miliarda Lekë fonde publike! Nga 902 ilaçe që rimbursohen, 256 merren nga punishtja Doçi-doçëve të futura në listë të detyrueshme nga Ministria e Shëndetësisë,që përveç shitjes me rimbursim (me detyrim), ilaçet e gangsterit Doshi,furnizojnë spitalet, urgjencat e qendrat shëndetësore,ndërkohë që çertifikimi është bërë me vlerësimin fals “Standard i lartë”, nga ata që hedhin firmat për cilësinë, efektivitetin dhe sigurinë e tyre.Vetëm për ilaçet e shitura prej neandertaler Doshi,Ministria ka vendosur çmim blerjeje 40-80% më të larta (në blerje), se ilaçet e importit.

  2. Ambasadorja Kim po luan shah me Ramen, kurse ky bolja e gjate i pergjigjet me ‘zara tavlle’, si Cendri Fuga!

  3. E mbajmë mënd të gjithë, se si veproi opozita e sotme me pushtetin që mori në 2005. E mbajmë mënd të gjithë, se si pa mbushur muajin, largoi nga puna 3 mijë kundërshtarët e parë politikë. Se si flaku në rrugë specialistët, të aftët dhe të shkolluarit, dhe i mbushi institucionet me dipllomblerët.

    Nuk kishte cep të institucioneve, që nuk u boshatis, dhe në vendin e tyre u emëruan “specialistët” e partisë.Policia, ushtria, hipoteka, tatimet, arsimi, shëndetësia, strukturat e tjera ligjzbatuese, u mbushën me elementë të ardhur nga rruga.Situata dukej e pashpresë, derisa zullumi i mbyti, dhe u larguan me mbi 1 milion vota nga pushteti. Ajo ç’ka mbeti, ishte një hata.Prisni 25 prillin o shpellkare se fara luludielli e kungulli do hani të oborri i Byrektores se pd,keni lindur per te bere kete pune o shpellkare e cecene te lulzime salih bbasha

  4. Meqenese se e the ne numrin e shumes rruajtje e k…. shko dhe haja vete dhe po nuk je ngopur hajde dhe na i ha karet te gjithe shqiptareve me gjithe ate rrotkarin e gjate.Bitch

  5. Deklarata e Fuges eshte njelloj si te thuash pula ben veze, por une nuk i ha vezet se me shkaktojne alergji e per kete arsye, dal e i shes ne treg. Po ashtu, bazuar edhe ne daklaraten e para disa koheve te ambasadores amerikane qe Doshi nuk do jete pjese e ekzekutivit, duket qarte se kete here me gojen e Kim po flet DASH-i. Kete ide ta perforcon edhe publikimi ne twiter i mesazhit ne oren 22:50 nderkohe qe ne Bregun Lindor te SHBA ora ishte 16:50. Pra ne nje orar mjaft te pershtatshem per ta. Me sa duket ne DASH nuk kane mbetur aq te kenaqur nga ambasadorja dhe fjalimi i saj ne Shkoder dhe per kete arsye kane kerkuar qe kjo ceshtje te diskutohet ne nivel kombetar dhe jo ne nivel rajonal. Dihet qe Doshi i merr votat ne Shkoder (ne vitin 2017 kishte thuajse nje mije vota me shume se LSI) dhe ne kete menyre duhet nxitur prokiroria qe te veproje dhe ta skualifikoje nga listat. Rama, i cili ne ndryshim nga Doshi, nuk njihet per “trim” eshte gjendur ne mes dy zjarresh. Doshi nuk terhiqet vete dhe nese e largon Rama, do perplaset me te. Nga ana tjeter, Rama e ka te pamundur qe te perplaset me DASH-in sepse e di se cfare e pret. Ketu rihyn ne loje ambasadorja Kim, e cila pavaresisht se e permend PS e ose partine e Rames ne nje emision televiziv, ne twiter (ndoshta pas ndonje telefonate nga vete Rama apo emisaret e tij, nuk ze ne goje emra partish. Pavaresisht se te gjithe e kuptojne se nuk e ka as me Gjuzin, as me Jenisherin dhe as me Qerosin ish-Kacurel, i le shteg interpretimit te Fuges. Ne kete menyre arrin te ruaje fytyren duke genjyer nje grup injorantesh qe kryesohen nga Balla dhe Spiropali dhe qe partine, nenkupto kryetarin, e kane idhull. Problemet qe shtrohet ketu jane disa. A ka b*the Rama t’i kundervihet Doshit? A ka b*the Rama t’i kundervihet DASH-it? A mund ta mbaje mire Rama me te dyja palet? Opsioni i trete duket paksa i veshtire, nderkohe qe dy opsionet e para, duke njohur “trimerine” e Rames, jane te pamundura. Rama me halabaket qe i shkojne pas mund t’i vjedhe zgjedhjet njelloj si Berisha ne 1996, por pas 1996-es erdhi viti i mbrapshte 1997 dhe kush ishte pas atyre ngjarjeve dihet mire. Ne kete moment qe Rama ka humbur cdo mbeshtetje nderkombetare, nuk eshte e veshtire te perfundoje shume me keq se Berisha i atij viti. Pra, me gjithe ndihmen e ndonje ambasadori, apo ndonje deputeti (ata qe ndihmonin Ramen ne Gjermani u dorehoqen nga politika), Rama e ka punen pisk. Edhe pseudombrojtja qe ben Fuga, tregon se ne cfare niveli ka rene qeveria. Arsyetimi i Fuges i ngjason arsyetimeve te femijeve qaramane te mehalles kur thyejne ndonje xham dritareje. Opozita ka nje rritje te padiskutueshme ne te gjitha sondazhet dhe numri i te pavendosurve ne cdo sondazh eshte mbi 20% gje qe do te thote se opozita ka nje rezervuar te madh votash qe mund ta coje ne mbi 80 mandate. Te gjitha keto bejne qe Rama te shkoje te premtoje ne France qe parqet energjitike do ia jape kompanive franceze nderkohe qe shkon edhe te Erdogani per te pergatitur terrenin per azil pad dt. 25 prill.

    1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

      Qe Rama s’ka b*the t’i kundervihet Doshit dihet;por eshte vetem frika qe stepet,apo pazarlleqet?
      Nje deshmi qe tregon se Rama s’ka b*the t’i kundervihet Doshit kur ishte akoma ne PS.
      – Tom Doshi(i drejtohet Rames): Je peng i Ilir Metës. Është kthyer Ilir Meta në tutorin tënd. Ti kam thënë rastet kur kanë dashur
      të më vrasin mua dhe Fufin por ti s’ke reaguar.(Edi Rama hesht)
      -Tom Doshi: Ti je mosmirënjohës, je bukëshkalë,je qenia më e keqe që unë kam njohur.Më ka thënë Blushi para ca vitesh si ka mundësi që ti e
      beson atë, por unë të besova. Mos mendo që me deputetët që ke atje, (Paulin Sterkaj, Mimoza
      Hafizi,Namik Kopliku) mund të hysh në Shkodër se në 2005 dhe 2009 këta bënin peticione për të të rrëzuar ty. (Tom Doshi braktis mbledhjen).
      Fatmir Xhafaj: Tani kjo është mbledhja më e rëndë që kam kaluar ndonjëherë, por duhet të na shërbejë si një moment reflektimi për problematikat.
      -Ben Blushi: S’do flisja por më ngacmoi Rama që foli për reformat. Sa për debatin me Tomën s’mund të na besh pjesë në këtë punë.
      – Edi Rama: Jo, nuk është kështu.
      -Ben Blushi: Jo, kështu është se s’mund të mbaj unë përgjegjësi njëlloj si ty. Asnjë në grup nuk ka marrëdhënie me Tomën siç i ke ti.

      1. Zigur Qarri. Nese e mban mend, Doshi ne nje rast ne parlament i bente Rames shenjen e perdredhjes se qafes. Rama, qe eshte trim mbi trimat kur rrethohet nga 20 gardiste, kur shtyn gazetaret femra, apo kur rrah femrat me te cilat bashkejeton, ulte koken dhe bente sikur nuk shihte. Ishte nje skene e neveritshme ta shihje kryeministrin qe shpesh krekoset si gjeli mbi pleh, duke u sjelle ne ate menyre. Natyrisht komplekset e femijerise jane te veshtira per t’u eliminuar plotesisht, por ky njeri qe ka qene objekt talljeje nga bashkemoshataret e tij ne femijeri, nuk ka humbur asnje nga “reflekset e vetembrojtjes” te adoleshences. Rama nuk ka b*the t’i pergjigjet apo t’i kundetvihet Doshit, por nga ana tjeter e di se sillen amerikanet me “miqte” e tyre pasi mbarojne pune me ta. Ai eshte me te vertete ndermjet Shiles dhe Karibdes dhe po mundohet te gjeje mbeshtetje tek i vetmi mik qe i ka mbetur, Erdogani. Qofsha i gabuar, por pas 25 prillit, kam pershtypjen se Ramen do e shohim te konvertuar ne musliman ne ndonje xhami te Stambollit nen mbrojtjen e sulltanit.

        1. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

          Je korrekt,ke te drejte,Rama dhjet gjak prej Tom Doshit.Por Rama njeh Lekun per Zot,prandaj doja te thoja,se ai mund te kete marre miliona nga Toma,dhe kjo mund te jete kryesorja qe e mbron akoma.Gjithesesi,Rama ja ka fut vetes ne kete rast,por keq ama.Ishte kenaqesi qe lexova komentet,sidoms te parin,prandaj do te ishte më mire te perdorje nje nickname.Tung

  6. Ne kualicion me Tomen eshte ujku i Myzeqese Llym Murrizi ,Koporata,Ralfa Gjoni Nimut Musai ,mashkulli me sexi Jenisheri,Roshi burri i Griseldes ,Shukriu,dhe te gjithe lehaqente e bodrumit te sufllaqeve,langonjte ,jarge lepiresit kurvat ,kurvrit moter qiret ,gra qiret dhe femi qiret,ata qe s’u rri bytha pa hunj qe edhe kur hurin e kane brenda shajne dhe ofendojne komentuesit ,qe s’u vijne pas avazit,pushta te zene ferrave nga brigadieret e mamave te tyre.

    1. Po Xhozit si ti themi? I kena pas thone burneshe njehere e nje kohe….
      Po Patozit? Po Hajdareshes? Po Selamit, Topit, Imamit, Bregut….. nji ushtri e tere qe u largua nga Lul shalngjitmi.

      1. Zigur Qarri. Te gjithe emrat qe permend me siper jane gabim i Bashes. Ata tregojne dy gjera, se pari e djathta eshte krejt ndryshe, bashkimi i te djathteve eshte mbi disa baza qe nuk kane te bejne as me hajnine dhe as me dashurine e pakufishme per partine dhe liderin dhe e dyta qe te djathtet jane njerez te lire. Topalli, Patozi, Imami etj. u larguan nga partia ne nje menyre qe le per te deshiruar. Hajdari u kooptua ne parti pa ndonje merite pervec kujtimit te te jatit. Por nese Rudina ishte thjesht nje gabim (mund ta quajme edhe faj po te duam), Patozi beri gabimin (fajin) qe legjitimoi votimet e qershorit 2019, Topalli eshte ne te drejten e saj absolute qe te krijoje parti, eshte realisht e djathte dhe ka origjine konservatore, por gabimi (faji) i saj qe po e ben te humbase pike dhe vota, eshte se ne kete fushate po sillet sikur kundershtari kryesor eshte Basha, sikur personi qe duhet rrezuar eshte Basha nderkohe qe imperative eshte qe Rama te largohet nga pushteti. Gjithsesi ky eshte mendim personal bazuar mbi menyren personale te leximit dhe interpretimit te fakteve.

  7. Ramsi fsheh koken si struci dhe si struci nxjerr Endri Bythen (Fugen) qe te ngaterrohet e te thote se Toma nuk ka qene i PS.

  8. Po mos kishte nderhyre Ambasadorja Kim Tom Doshi do hynte ne zgjedhje dhe mandatin e tij do ta bashkonte me PS kete e di dhe bufi.Te gjithe e dime kontributin qe dha ne 21 janar qe PS te vinte ne pushtet.Edhe lojen e felliqur qe Gjinushi te kalonte te Shkencat dhe partine ta merrte Tom Doshi e dime.Keshtu qe Rilindja pa hyre ne loje akoma eshte -1 mandat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *