• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Djali i Lefter Kokës ka vënë kamera dhe përgjues në zyrat e LSI

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lëvizja Socialiste për Integrim dega Durrës ka bërë këtë të mërkurë një denoncim të fortë sipas të cilit djali i kandidatit të PS-së Lefter Koka ka vënë kamera dhe përgjues pranë zyrave të kësaj force politike. Në fillim ishte policia që shpërndau një njoftim ku thuhej se një grua “me iniciale E.G. ishte konfliktuar me një person me iniciale Ç.K.”.

Në fakt bëhej fjalë për kryesuesen e listës së LSI-së për Durrësin, Elona Guri. Kjo e fundit doli në një konferencë për media ku tha se shkak për konfliktin ishte bërë zbulimi i kamerave dhe përgjuesve të vendosur me qëllim monitorimin e personave që hynin e dilnin këto zyra dhe që më pas ata të intimidohen dhe kërcënohen. Sipas LSI, dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin dhe kërcënoheshin nga Arbër Koka apo anëtarë të shtabit elektoral të tij. 


“U zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime. U njoftuan autoritetet dhe prezente fizikisht në Komisariatin e Policisë në Durrës, drejtuesja politike e LSI Durrës dhe kandidatja e LSI për Durrësin, znj. Elona Guri denoncoi Arbër Koka, djalin e Lefter Kokës si autor të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit” – thuhet në njoftimin e LSI-së. Sipas LSI ky është një skandal i pa ndodhur kurrë në 30 vite të zgjedhjeve pluraliste në vendin tonë. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Kjo “voza e m*tit” eshte e bija e nje spiuni, qe e njeh gjithe Corovoda, si fis, jane spiune dhe k*urva.
    Gjithashtu njihet si taksidaria dhe konfidiantia e Baftiar Alendes, parate e te cilit i menaxhon i vellai i kesaj, qe jeton ne Angli. Per cdo punesim apo afere kjo merrte pjesen e saj, ndaj e quanin ” Mon Kukaleshi” si personazhi, tek teatri Prefekti.
    Eshte simboli i ndryresise sebashku me Baftiarin dhe Kijen e 21-shit, e shkateruan LSI, tani merren me sajesa idioteske “WATERGATE”, te tipit kurviceror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu