• |
ide | kryesore

Elbasan/ Goditet grupi i shpërndarjes së kokainës, 3 persona në pranga

-Instant, Lajme, Të fundit



Një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, kryesisht kokainë, në qytetin e Elbasanit u godit në kuadër të një operacioni policor . Pas operacionit, të koduar “Bulevardi”, u vunë në pranga shtetasit: Gëzim Mane, 34 vjeç, Hekuran Halili , 44 vjeç dhe Simon Stefa, 54 vjeç të tre banues në Elbasan. Policia bën me dije se në banesën e shtetasit Simon Stefa u gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri pistoletë, një sasi fishkësh dhe një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza.

Nga hetimet e kryera është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria kriminale e këtyre shtetasve, të cilët merreshin me shpërndarjen e kokainës në qytetin e Elbasanit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *