• |
ide | kryesore

Elbasan, ky është i riu që u gjet i pajetë në palestër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri u gjet i vdekur ditën e sotme brenda një palestre në Elbasan. I riu që ka humbur jetën është Stavri Bardhi. Ai mësohet se ka qenë i apasionuar pas palestrës. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë marrë stimulantë, për të rritur performancën gjatë stërvitjes. Çka mund të ketë shkaktuar edhe vdekjen.

“Nuk e besoj dot qe ike kaq shpejt Stavri Bardhi.

Do me mungosh shume e gjithmone do te kujtoj per njeriun me zemer te madhe qe kishe e per te gjitha ato histori te bukura qe kemi e qe u prene ne mes sot.

Ngushellimet e mija te perzemerta Nikos, Leles, Krisit e Nisit.

Zoti ju dhente force ta perballoni kete humbje te papershkrueshme qe na brengosi te gjitheve.

Qofsh i Xhenetit shok!” shkruan një shok i 25 vjeçarit në një dedikim prekës në Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *