• |
ide | kryesore

Këta delfinë bënë një udhëtim ditor në “Grand Canal” të Venecias (VIDEO)

-Instant, Planet



Një delfin që notonte afër sipërfaqes në atë që pretendohej të ishte një kanal venecian, ishte një nga videot që u bë virale gjatë karantinës së parë të vitit 2020, duke i gëzuar të gjithë teksa qëndronin të izoluar në shtëpi. Por më pas doli të ishte një gënjeshtër, pasi video ishte shkrepur afër portit në Cagliari, në ishullin e Sardenjës.

Por të hënën, dy delfinë bënë vërtet një udhëtim ditor në Venecia.

Ata bënë një udhëtim në të famshmin Grand Canal, para se të notonin për në ishullin Giudecca, ku panë jo më pak se dy kisha nga starkitekti i Rilindjes Andrea Palladio, para se të ktheheshin në shtëpi në Detin Adriatik.
Vizita e tyre erdhi kur qyteti është në një lockdown tjetër teksa Italia lufton me një valë të tretë të Covid-19.

Çifti i delfinëve me vija që mendohet të jetë një i rritur dhe një i mitur, ndoshta një nënë dhe fëmijë u pikasën për herë të parë rreth orës 6 të mëngjesit në Kanalin Giudecca, një rrugë ujore që ndan ishullin e gjatë të Giudecca nga qendra historike e Venecias.


Një orë më vonë ata u shfaqën në grykën e Kanalit të Madh, duke notuar në rrugën ujore ikonike drejt kishës së famshme Salute.
Sipas autoriteteve mendohet se dyshja e delfinëve mund të ketë humbur rrugëb ndërsa kërkonin ushqim.

©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *