• |
ide | kryesore

Merkel pranon gabimin, tërheq vendimin për kufizimin gjatë ditëve të Pashkëve

-Instant, Lajme, Planet



Pas kritikave të ashpra që shkaktoi në Gjermani vendimi për lockdown-in gjatë ditëve të pashkëve, kancelarja Merkel e tërhoqi atë. ‘Ishte qëllim i mirë, por nuk u peshua mirë’, tha ajo dhe u kërkoi gjermanëve të falur.

“Gabimi është tërësisht i imi”, tha Merkel dhe u kërkoi gjermanëve të falur, raporton DW.

Ky vendim solli shumë pasiguri të tjera, tha Merkel. Më tej kancelarja u shpreh se po bëjmë gjithçka që sistemi shëndetësor të përballojë rëndesën e madhe për shkak të pandemisë.

Në fillim të javës, në takimin e kryeministrave të landeve me kancelaren Merkel, u vendos që për shkak të tendencës së rritjes së madhe të infektimeve, lehtësimet e bëra në dy javët e fundit të tërhiqen.

Përveç kësaj gjatë ditëve të pashkëve u vendos e ashtuquajtura “qetësia e pashkëve”, një lloj superlockdowni. Nga e enjtja e ardhshme deri të hënën e pashkëve do të mbyllej jeta publike, vetëm të shtunën e ardhshme do të hapeshin për pak orë supermarketet. Pas reagimeve të shumta të ashpra, Merkel thirri të mërkurën një konferencë të shpejtë me kryeministrat e landeve, ku tha se e merr përgjegjësinë, dhe e tërhoqi vendimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *