• |
ide | kryesore

Naftëtarët shkojnë te Drejtoria e Krimit ekonomik: Avokatët na mashtruan, morën lekët e nuk e paraqitën çështjen në gjykatë

-Instant, Lajme, Të fundit

Sindikata e Naftëtarëve i është drejtuar ditës së sotme Drejtorisë së Krimit ekonomik për shkak se asnjë nga avokatët që duhet t’i përfaqësonte në gjykatë nuk e ka paraqitur çështjen e tyre askund. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i sindikatës Sokol Dauti thotë se ndonëse avokatët që duhet të përfaqësonin naftëtarët janë paguar, ata nuk e kanë dorëzuar çështjen në gjykatë për sa i takon marrjes së pagave të prapambetura. Për këtë arsye Dautaj i është drejtuar organeve kompetente, duke thënë se nuk do të pranojnë më justifikime.

“Kaluan rreth 3 vite që nuk zhvillohet gjyqi për pagat e prapambetura, kam kontaktuar avokatin, i cili ka cēshtjen tonë. Vazhdojnë të njëjtat justifikime, edhe pse u kemi dhënë nga 5000 lekë të reja për person. Akoma cështja nuk është rregjistruar në gjykatë. Ditën e sotme i jam drejtuar Drejtorisë së krimit ekonomik, për mashtrim. Të gjithë kolegët që kanë mandat pagesën në bankë, ta sjellin, pasi në bazë të faturave, do të bëhet dhe ankesa në drejtorinë përkatëse” thuhet në statusin e Dautaj.


 

6 Comments

  1. Kjo do te thote se ju vodhen, jo se ju mashtruan. Verini pikat mbi I- ne ! per ć’ fare keni frike? Ju shiten pra ju vodhen, ju tradhetuan! Filini gjume o sindikarista te shitur!

  2. Partia Demokratike ka vjedhur numrat e telefonit të qytetarëve. Këtë e vërtetojnë mesazhet që PD po u nis qytetarëve që nuk kanë dhënë kurrë numrin e tyre në selinë blu.

    Në rrjet shumë qytetarë shkruajntë të shqetësuar për mesazhet që u shkojnë nga PD, duke thënë se të dhënat e tyre janë vjedhur.

    1. Plako me mire nje mesazh dhe i ben spam, sesa kur celulari bllokohet nga zeri i nje profeti te rreme qe ka ngjyre mavi! 😀

  3. Votoni per mua me 25 prill dhe une Basha do tju a rris rrogat edhe sikur nafte te mos kete.
    Po patet ndonje bujk thuajini edhe atij se me 25 prill do ti japi 2 lope dhe 1 ka dhe ca pula,vetem votoni per mua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu