• |
ide | kryesore

Vettingu i kryeprokurores së Tiranës përplas fort ndërkombëtarët me shqiptarët

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Në një seancë të paprecedentë që zgjati thuajse 8 orë, përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs e akuzoi kryeprokuroren e Tiranës për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër.

Seanca dëgjimore e së mërkurës në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj ishte në rutinë, derisa fjalën e mori vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Theo Jacobs.

Pas një relatimi të vakët, seanca dukej drejt fundit, kur kryesuesi i trupës, Olsi Komici iu drejtua Jacobs nëse ai kishte pyetje.

“Ju nuk keni pyetje i nderuar kryetar? Unë kam disa”, tha Jacobs, duke parë nga paneli, anëtarët e të cilit sapo kishin deklaruar se nuk kishin pyetje shtesë.

Jacobs hodhi një vëzhgim zhbirues drej trupës gjykuese nga u bë e qartë se ai nuk ishte aspak i kënaqur me relatimin e sapopërfunduar dhe vijoi duke theksuar ndër të tjera, se do të prezantonte 5 gjetje nga hetimet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Kisha shpresuar që do të ishin pjesë e raportimit, por meqë nuk i përmendët, do e bëj unë,” tha Jacobs.

Pas kësaj pasoi një përplasje e gjatë mbi 5 orë mes përfaqësuesit ndërkombëtar dhe subjektit të rivlerësimit mbi ndikimin e ‘paligjshëm’ të Imerajt në proces, pasurinë e saj, marrëdhënien me ish-bashkëshortin dhe një çështje për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Gjetja e ONM-së që mori pjesën kryesore të debatit kishte të bënte me atë që Jacobs la të kuptohej se e ishte një “përpjekje e organizuar” për të ndikuar në proces.

Ai tha se kolegu i tij, Hans Kijlstra – tashmë i larguar nga ONM, i kishte lënë në dorë disa vëzhgime bashkë me informacionin e sigururuar nga dy burime, një shqiptar dhe një i huaj, që Imeraj kishte vënë njerëz ta ndiqnin dhe ta fotografonin, përfshirë pretendimin se kishin foto kompromentuese ndaj tij.

Ai po ashtu veçoi dorëheqjen e ish-relatores Etleda Çiftja, e cila shprehej se kërkonte të tërhiqej pasi 7-8 persona i ishin afruar për t’i kërkuar “qëndrim më fleksibël” në çështjen ndaj Imerajt.

Jacobs nuk e përmendi emrin e komisioneres, por ai u bë i ditur publikisht nga Imeraj, që kundërshtoi ashpër gjetjet, duke iu referuar ironikisht atyre si të marra nga denoncimi i “Rrahim Shehut” -një emër i rremë i përdorur me gjasë nga një denoncues anonim, të cilin prokurorja e përmendi shpesh për të ironizuar gjetjet e Jacobs.

Prokurorja pretendoi se të gjitha institucionet, përfshirë Gardën e Republikës i kishin thënë zyrtarisht se nuk kishin informacion dhe as ndonjë ‘thashethem’ që Kijlstra ishte ndjekur apo fotografuar.

Po ashtu, ajo akuzoi komisioneren Etleda Çiftja se kishte braktisur detyrën dhe se me dorëheqjen e kishte vënë atë në pozitë të vështirë.

Elisabeta Imeraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004, dhe pas një qëndrimi të shkurtër në Shkodër punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Procesi ndaj saj është ndër më të gjatët në KPK. Imeraj vetë u ankua se kishte mbi 2 vjet e gjysëm që u përgjigjej pyetjeve nga Komisioni.

Nga relatimi u kuptua që trupa ndaj saj kishte ndryshuar disa herë.

Përplasja me Jacobs për ndërhyrjet në proces

Vëzhguesi i ONM-së, Theo Jacobs ka pasur edhe më herët përplasje me subjekte të rivlerësimit, por përballja e tij me Elisabeta Imerajn nuk ishte një pyetje apo koment sardonik. Në përmbajtje u duk se Jacobs bëri një relatim paralel me atë të Komisionit, duke vënë në dukje sipas tij disa probleme të Imerajt, të cilat KPK i kishte paraqitur përciptazi apo nuk i përmendi fare.

Gjetjet e ONM-së, përfshirë raportin e vëzhguesit të larguar, Hans Kijlstra ndaj Imerajt u vunë në dukje nga relatori Roland Ilia, por ai nuk dha asnjë detaj mbi përmbajtjen e tyre. Përkundrazi, Jacobs bëri një prezantim të detajuar.

Ai tha se Imeraj kishte dërguar një letër “të pabazuar në ligj” për drejtuesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në të cilën kishte kërkuar përjashtimin e Kijlstras nga procesi i saj. Jacobs vuri në dukje se letra e nënshkruar nga Imeraj ishte bazuar në një informacion që ajo kishte, se vëzhguesi ishte shprehur negativisht në lidhje me pasurinë e saj dhe se ajo pretendonte se ishte e paragjykuar.

Jacobs vuri më pas në dukje se pak kohë më vonë, kur Kijlstra po kthehej në Tiranë nga Amsterdami – ndërsa ishte në avion me familjen e tij, kishte marrë një e-mail nga Imeraj, i cili ndryshonte tërësisht në gjuhë nga kërkesa për përjashtim.

Ai tha se kolegu i tij ishte shokuar nga e-maili, i cili sipas tij linte të kuptohej se Imeraj ishte e informuar për lëvizjet e tij. Jacobs citoi ndër të tjera nga e-maili se Imeraj i kishte shkruar kolegut të tij se “nuk kishte miq në parti,” duke nënkuptuar se nuk kishte lidhje politike dhe as lidhje me krimin e organizuar.

“Kjo mund të habisë disa këtu,” tha Jacobs ironikisht dhe shtoi se në e-mail Imeraj shprehte besim te procesi dhe te qëndrimi i vëzhguesit. Emaili ishte shkruar disa ditë pas një kërkese që Imeraj kishte dërguar për përjashtimin e Kijlstras nga procesi.

Më tej ai prezantoi dyshimet e kolegut se ishte ndjekur gjatë kohës që kishte qenë në Tiranë. Jacobs i parapriu Imerajt, ndërsa bëri me dije se mbrojtja e saj se institucionet në vend kishin kthyer përgjigje se nuk u ishte kërkuar nga ajo të përgjonin Kijlstran, nuk pinte ujë.

“Askush nuk është aq idiot sa të pranojë që po bënte përgjim të paligjshëm të një vëzhguesi ndërkombëtar,” tha Jacobs.

Imeraj e mori fjalën pas këtyre gjetjeve dhe i kundërshtoi ato pjesërisht. Ajo deklaroi se e kishte bërë kërkesën për përjashtim dhe e-mailin për Kijlstran, por kundërshtoi që në to të kishte sjellje joetike.

Ajo tha se kërkesa për përjashtim ishte e drejtë e saj si subjekt për të pasur një proces të rregullt, ndërsa shtoi se e-maili ishte një shkëmbim formal. Imeraj theksoi se kishte bashkëpunuar me kolegë nga e gjithë bota dhe ndaj saj nuk kishte asnjë dyshim për sjellje joetike.

Ajo pretendoi se akuzat për ndjekje dhe përgjime ishin të pavërteta, të paverifikuara dhe se një mori institucionesh kishin mohuar të kishin dijeni. Ajo shtoi se ishte e habitur që ky qëndrim i Hans Kijlstras ishte bërë 7 muaj pasi ai ishte larguar nga Shqipëria dhe vuri në dukje se ai nuk ishte ankuar për këtë më herët.

“Nuk jam as fotografe, as paparace,” tha Imeraj, ndërsa theksoi se kjo nuk ishte në karakterin e saj dhe nuk e kishte kërkuar diçka të tillë. Imeraj po ashtu vuri në dyshim fjalët e ish-vëzhguesit, duke thënë se ai njëherë thoshte se nuk kishte të dashur dhe njëherë se ishte fotografuar me të dashurën.

Kjo solli reagim të ashpër të Jacobs, që i tha Imerajt se nuk ishte korrekte në citim. Imeraj këmbënguli se po citonte drejt, por vëzhguesi me ton të ngritur tha se nuk toleronte sjellje të tillë ndaj kolegut të tij.

Ai lexoi më pas citimin e Kijlstras në të cilin thuhej se ishte fotografuar në kafene me disa bashkëpunëtore shqiptare apo të njohura të tij femra, të cilat pretendohej të paraqiteshin si të dashura.

Imeraj këmbënguli në shpjegimin e saj se asnjë institucion nuk kishte dijeni për këtë dhe se ajo “nuk e kishte bërë kurrë” këtë veprim. Ajo kërkoi disa herë që Jacobs të hiqte dorë nga denoncimet e pabazuara në fakte dhe disa herë përmendi se si prokurore bazohej vetëm në prova.

Ngjashëm shkoi edhe përplasja mbi dorëheqjen e Etleda Çiftjes nga çështja. Jacobs citoi minuta të një seance të ndërmjetme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në të cilën ai e kishte pyetur Komisioneren për arsyet e dorëheqjes. Jacobs deklaroi se Çiftja kishte referuar kontakte nga persona të njohur – të afërt dhe të largët, që i kishin kërkuar ‘fleksibilitet’ në rastin e Imerajt.

Jacobs tha se këto kontakte ndodhin pas seancave të mbyllura të Komisionit dhe vuri në dukje se personat ishin të informuar për kohën e këtyre seancave dhe për qëndrimin e anëtarëve të KPK-së në këto takime. Ndërsa vuri në dukje se edhe pse nuk pajtohej, ai besonte që një rast i tillë mund të ndodhte nga një i afërm, por theksoi se në rastin konkret ishin 7-8 kontakte të pretenduara nga Komisionerja. Jacobs tha se kjo dukej se ishte “një përpjekje e organizuar” për të ndërhyrë në proces.

Sipas vëzhguesit, dy gjetjet lidheshin me njëra- tjetrën dhe se e ndihmonin “të lidhte pikat”, duke ngritur dyshime mbi sjelljen e Imerajt në raport me procesin.

Imeraj kundështoi gjetjen. Ajo akuzoi Çiftjen se me dorëheqjen e saj dhe këtë qëndrim të mbajtur në seancën e mbyllur e kishte vënë atë në një pozitë të vështirë.

“Unë kurrë nuk jam tërhequr nga asnjë çështje, pavarësisht kontakteve nga të afërm të mi,” tha Imeraj, ndërsa vuri në dukje se si prokurore kishte pasur përpjekje të tilla, por që nuk i kishte marrë parasysh.

Ajo shtoi se sjellja e Komisioneres ishte braktisje e detyrës dhe se ajo kishte bërë “shpërdorim detyre”. Imeraj shtoi se Çiftja kishte qenë relatore për një kohë të gjatë e çështjes dhe shprehu dyshime për mënyrën dhe arsyetimin e largimit të saj nga procesi.

“Nuk di çfarë emri t’i vë kësaj,” tha Imeraj.

Përplasja për pasurinë

E ndezur ishte edhe përplasja sa i përket pasurive të Imerajt. Jacobs vuri në dukje që në fillim se nuk i dukej e besueshme mbrojtja e prokurores. Ai tha se ajo në një krah pretendonte se nuk kishte lidhje me pasuritë e bashkëshortit – për shkak të një kontrate paramartesore dhe nga ana tjetër pretendonte t’i njiheshin përfitimet nga këto pasuri në analizë financiare.

Imeraj në fjalën e saj, në përgjigje të gjetjeve të KPK-së, u mbrojt duke thënë se pasuria për të cilën hetohej ndahej në tre pjesë: ajo paramartesore, pasuria vetjake dhe pasuria e ish-bashkëshortit pas martese. Ndërsa këmbënguli se nuk kishte arsye për t’u hetuar për pasurinë e ish-bashkëshortit para martese dhe se marrëdhëniet ekonomike pas martese kishin qenë të normuara me kontratë. Imeraj këmbënguli se pasuritë ishin të gjitha me burime të ligjshme.

Pyetjet e Jacobs – për të cilat ai kërkoi përgjigje ‘po ose jo’ mbi tre pasuri, për të cilat edhe KPK kishte gjetur probleme, mosdeklarime dhe deklarime kontradiktore, u përballën me kundërshtim të qartë të Imerajt.

Ajo tha se nuk do i nënshtrohej një procesi në të cilin i ‘diktohej’ si do të përgjigjej dhe e cilësoi cënim të së drejtës së saj për proces të rregullt. Disa herë palët iu drejtuan për ndërmjetësim kryesuesit Komici, i cili duket se u përpoq të qetësonte ujërat, duke i thënë Imerajt se kishte të drejtën të përgjigjej me “një, dy apo tre fjali”.

“Pyetjet janë koncize dhe për fakte të njohura,” tha Komici, ndërsa disa herë këmbënguli që palët të kontrollonin gjuhën që po përdornin, ndërsa Jacobs dhe Imeraj shkëmbenin ironi dhe batuta me njëri -tjetrin.

Jacobs vuri në dukje se ndërsa Imeraj pretendonte se nuk kishte të bënte me pasuritë e ish-bashkëshortit, kishte disa ura që e lidhnin atë me këto pasuri. Ai tha ndër të tjera se një kredi 2 milionë lekë e marrë para martese nga Imeraj për riparim shtëpie, ishte paguar në disa këste nga bashkëshorti dhe shtoi se ky i fundit kishte bërë edhe shlyerjen e parakohshme të kësaj kredie.

Jacobs përmendi disa skenarë, sipas së cilave, prokurorja kishte bërë një sërë shkeljesh dhe mosdeklarimesh. Ai i mëshoi faktit se ishte pretenduar që kredia nuk ishte përdorur dhe se po e njëjta kredi ishte përdorur për shlyerjen e saj. Ai shtoi se kjo nuk ishte e besueshme, sa kohë nuk ishte deklaruar si e ardhur e mbartur dhe se arsyet e marrjes së saj ndryshonin në disa deklarime.

Ai vuri në dukje se marrja e kredisë përkonte në kohë me blerjen nga ish-bashkëshorti të një pasurie tokë arë në Mullet. Imeraj u përgjigj në këtë pikë në mënyrë të përsëritur se kishte dhënë shpjegime të detajuara dhe se u qëndronte atyre. Ajo ironizoi Jacobs mbi përmendjen e skenarëve dhe tha se “nuk ishte artiste” dhe se nuk bënte skenarë.

Replikës së Jacobs se po e bënte seancën cirk, Imeraj iu përgjigj duke thënë se “kjo ishte jeta e saj dhe nuk ishte cirk”.

Ngjashëm të dy debatuan mbi një pasuri të blerë nga bashkëshorti në kryeqytet në vitin 2008. Pasuri për të cilën ishin kryer një mori transaksionesh, nga bashkëshorti, vëllai i tij dhe shitësi. Sipas Jacobs, kjo pasuri lidhej me Imerajn në nënshkrimin prej saj të një kontrate noteriale në të cilën përmendej marrëdhënia mes bashkëshortit dhe shitësit dhe çmimi 150 mijë euro. Çmimi i mëvonshëm i godinës ishte raportuar në deklarata 45 mijë euro, ndërsa gjysma e kredisë 90 mijë euro e marrë për këtë pasuri ishte përdorur për një borxh të kunatit.

Jacobs tha se kjo situatë komplekse dhe shpjegimet e Imerajt nuk ishin bindëse. Ai theksoi se transaksionet e mëvonshme dhe deklarimet e prokurores dukej se ishin bërë për të fshehur vlerën e vërtetë dhe për të shmangur tatimet. Jacobs tha se kontrata noteriale ishte bërë për të marrë kredinë 100 mijë euro. Ai theksi se për pjesë të kësaj kredie – që nuk deklarohej të ishin shpenzuar, mungonin deklarimet.

Imeraj tha se deklarata noteriale nuk mund të shërbente për marrje kredie, ndërsa theksoi se kishte dhënë shpjegime të detajuara mbi këtë pasuri dhe të tjerat. Problemet në deklarimin e kësaj pasurie u vunë në dukje edhe nga KPK.

Ndërkohë Jacobs përmendi edhe një transaksion mes bashkëshortit dhe një biznesmeni për shkëmbimin e rreth 1500 metrave tokë në Mullet me vlerë 4.5 milionë lekë me 2500 metra truall tek Fusha e Aviacionit në Tiranë me vlerë 71 milionë lekë, ose 15 herë më të lartë . Jacobs tha se një marrëdhënie mes ish-bashkëshortit dhe biznesmenit mbi një detyrim për tarifat e avokatit që biznesmeni i kishte pasur ndaj tij, ishte deklaruar si e mbyllur më herët. Por ai tha se më pas Imeraj, e kishte deklaruar edhe shkëmbimin e volitshëm të pronave si pjesë e shlyerjes së borxhit.

Ngjashëm si në rastin e një makine Opel Astra të shkëmbyer me një BMW X5, Imeraj u mbrojt duke thënë se bëhej fjalë për persona të lirë që me vullnet të lirë kishin bërë kontratën e shkëmbimit, duke thënë se “çdo gjë ishte ligjore”.

Gjetjet në kriterin e pasurisë dhe qëndrimin e Imerajt për to u përmendën edhe nga KPK. Relatimi që nisi nga pasuri pa probleme, vuri në dukej disa mosdeklarime dhe disa pasuri me mungesë burimesh, por edhe pse u përmend analiza financiare, KPK nuk tha sa ishin minuset e Imerajt.

Kjo vetë në fjalën e saj përmendi bilance negative në vlera të vogla dhe këmbënguli njohje të të ardhurave nga qiratë, të ardhurave të bashkëshortit nga puna dhe të ardhura të tjera, që siç dukej nuk ishin konsideruar të ligjshme në gjetjet e KPK.

Imeraj dhe Jacobs u përplasën po ashtu edhe mbi shtëpinë 5-katëshe në të cilën ajo banonte, bashkë me ish-bashkëshortin dhe të afërmit e tij. Imeraj pretendoi se ajo ishte ndërtuar para martese, por shtoi se burimet e saj ishin të ligjshme.

KPK dhe Jacobs vunë në dukje se kostoja e deklaruar prej 4 milionë lekësh nuk përputhej me koston e përllogaritur nga Enti Komnbëtar i Banesave që llogaritej në rreth 17 milionë lekë. Imeraj tha se bashkëshorti kishte paguar vetëm kostot për katin ku banonin dhe pretendoi se ish-kunati kishte dërguar nga Britania përmes bankës, shumat që duheshin për të mbuluar pjesën tjetër.

Jacobs pretendoi se ligjërisht, ish-kunati nuk kishte pasur të ardhura të mjaftueshme dhe se puna e tij në një lavazh ‘në zotërim’ në Mbretërinë e Bashkuar kishte prodhuar më pak para nga sa ai kishte dërguar në Shqipëri.

Figura dhe profesionalizmi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri një përshkrim pozitiv të dy kritereve të tjera të rivlerësimit të Imerajt- profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës. KPK u shpreh se qoftë DSIK, qoftë ata vetë nuk kishin gjetur probleme të figurës dhe as kontakte të papërshtatshme.

37 denoncime që u tha se ishin marrë, u përmendën përciptazi. Relatori Ilia theksoi se disa ishin të përsëritura dhe se në total ishin vetëm 26 denoncime që ishin marrë parasysh. Imeraj pretendoi se nga këto denoncime, vetëm 3 kishin të bënin me punën e saj si prokurore dhe pjesa tjetër kishin të bënin me çështje penale në Prokurorinë e Tiranës, por që nuk ishin çështje të saj.

Ngjashëm, Komisioni u shpreh pozitivisht për profesionalizmin e Imerajt. Në relatim u tha se në dokumentet e shqyrtuara nuk ishin gjetur probleme dhe ajo u vlerësua ‘maksimalisht’. Ilia përmendi disa herë me nota pozitive punën e Imerajt dhe bilancin e saj.

Prokurorja vetë po ashtu shtoi në këtë vlerësim se në çështjet që kishte dërguar në gjyq – me mbi 200 të pandehur, vetëm dy prej tyre kishin marrë pafajësi, duke theksuar se kjo tregonte cilësinë e hetimeve dhe punën e bërë.

Jacobs megjithatë u duk se nuk ishte dakord me asnjë prej vlerësimeve. Ai vuri në dukje se Gjykata e Romës në Itali kishte dënuar dy persona për trafik qëniesh njerëzore dhe përdhunim të një prostitute dhe ngriti akuzë se të dënuarit kishin qenë bashkëshorti i Imerajt dhe kunati i saj. Jacobs tha se dënimi ishte dhënë në vitin 2002 dhe se ky kontakt nuk ishte deklaruar nga Imeraj.

Ai tha se mbrojtja e saj në këtë pikë se “nuk kishte dijeni”, i lindte dyshime.

Imeraj vetë ironizoi se këto të dhëna vinin nga denoncimi i rremë. Ajo tha se institucionet shqiptare në të cilat kishte pyetur, nuk kishin asnjë informacion që ish-bashkëshorti apo ish-kunati ishin dënuar. Duke ironizuar një fjali të Jacobs mbi mosnjohjen e italishtes, Imeraj tha se këto nuk mund të përdoreshin në proces kundër saj.

Ajo shtoi se akuza nuk ishte e vërtetë dhe se bëhej fjalë për persona të tjerë me mbiemrin Bajri. Ajo tha se në 2 vjet e gjysmë kishte dhënë përgjigje për të gjithë personat që dilnin në internet me mbiemrin e saj apo ish-bashkëshortit dhe shtoi se këto ishin mbiemra të përdorur dhe se jo të gjithë ishin të afërm të saj apo të ish-bashkëshortit.

Ndërkohë mbi profesionalizmin, Jacobs tha se hiqte dorë nga leximi i një gjetjeje sepse ishte shumë e komplikuar për t’u shpjeguar, por i mëshoi një çështje droge të prezantuar edhe nga Komisioni dhe për të cilën vetë Imeraj kishte dhënë përgjigje në fjalën e saj.

Jacobs tha se bëhej fjalë për një hetim ndaj një të dyshuari si drejtues i një grupi trafikantësh të 700 kilogramëve hashash. Ai tha se grupi ishte hetuar nga një prokuror tjetër, që më pas e kishte veçuar dosjen ndaj të pandehurit B.P.

Ky i pandehur dyshohej si drejtues dhe si personi që kishte porositur 20 kamionë me materiale inerte për të mundësuar transportin e lëndëve narkotike deri në vendin ku do e merrte gomonia në plazhin e Shëngjinit. Pjesa tjetër e grupit ishin dërguar në gjykatë dhe ishin dënuar. Dosja ndaj B.P i ishte dhënë Imerajt dhe një kolegu nga drejtuesi i atëhershëm i prokurorisë, Besim Hajdamataj.

Jacobs tha se pas marrjes së dosjes ndaj B.P, Imeraj kishte bërë kërkesë për arrestimin e tij në maj të atij viti.

“Ky është një vendim i jashtëzakonshëm,” tha ai, duke treguar vendimin e ish-Gjykatës së Krimeve të Rënda që miratonte kërkesën e Imerajt. Jacobs tha se vendimi tregonte se të gjitha provat dhe përgjimet e lidhnin B.P me trafikun dhe madje e bënin atë të dallueshëm si bos.

Por Jacobs shtoi se një muaj pas kërkesës për arrest, Imeraj kishte kërkuar në gjykatë lirimin e B.P në masën “detyrim paraqitje”, edhe pse provat e tregonin atë të përfshirë në trafikun e narkotikëve. Një muaj më vonë, prokurorja kishte vendosur ndryshimin e akuzës nga trafik droge në moskallëzim krimi dhe shpallje të moskompetecës.

Jacobs tha se kjo ishte një dukuri që e kishte hasur shpesh në hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai tha se kishte prokurorë, por jo Imeraj, që mbanin në burg për dy vjet persona për tre gram hashash, por që nuk arrestonin të dyshuarit kryesorë. Ai po ashtu tha se kishte çështje që prezantoheshin si të mëdha dhe më pas “tullumbacja shfryhej”.

Por duke iu drejtuar Imerajt, ai theksoi se e dinte pse ishte përshkallëzuar qëndrimi ndaj B.P në pak muaj, edhe pse shtoi se nuk kishte prova. Në mënyrë ironike, ai i tha asaj të mos mbrohej me faktin se kishte pasur urdhër nga shefi, pasi Besim Hajdarmataj në seancën e tij e kishte “hedhur poshtë autobusit”.

Imeraj iu përgjigj po ironikisht, duke thënë se nuk e kishte thirrur Hajdarmatajn ‘as shef, as bos’ dhe se ajo nuk ia shkarkonte përgjegjësitë drejtuesit të saj. Imeraj këmbënguli se çështja ishte hetuar intensivisht, por se një vendim i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda – që mbi të njëjtat prova kishte shfajësuar një të pandehur tjetër në atë grup, e kishte detyruar atë dhe kolegun e saj, tani pjesë e SPAK, të ndërmerrnin këtë veprim.

“Ne nuk arritëm të bindnim një anëtar të grupit të bëhej dëshmitar i drejtësisë,” tha Imeraj, duke thënë se pas kësaj nuk kishin pasur prova për të vijuar çështjen. Ajo këmbënguli se nuk kishte asnjë cen në profesionalizëm dhe se rezultatet e saj si prokurore e bënin të qartë këtë.

Në kontekstin e etikës, Jacobs po ashtu solli edhe gjetjen e tij sipas së cilës divorci i Imerajt dukej ‘fake’. Jacobs tha se e mbështeste gjetjen mbi faktin se të dy ish-bashkëshortët jetonin në të njëtën shtëpi edhe pse në vendim e gjykatës thuhej se bashkëjetesa ishte e pamundur.

Ai tha se divorci ishte kërkuar në lidhje me procesin dhe shprehu habi që Imeraj nuk kishte pasur dijeni për rrahjen që ish-bashkëshorti i kishte bërë një pedagogeje të tij që ishte anëtare e KPK, duke theksuar se kishin qenë studente në të njëjtën kohë.

Ai po ashtu referoi një përgjigje të pakërkuar dhe sipas tij të dyshimtë nga zyra e Gjendjes Civile në lidhje me vendbanimin e Imerajt, pak ditë pasi ishte administruar një përgjigje zyrtare ku shkruhej se jetonin nën të njëjtën çati.

Imeraj tha se divorci ishte i vërtetë, ndërsa shtoi se dyshimet ngriheshin sërish prej denoncimit anonim, që sipas saj ishte bazuar mbi të dhëna të rreme nga persona që identifikoheshin me emrin “Rrahim Shehu” dhe i kërkoi Jacobs të mos bazohej më në atë denoncim, por në fakte.

Gjatë fjalës së saj, Jacobs e ndërpreu disa herë, duke përsëritur shprehjen “Jo zonjë”, dhe këmbënguli se gjetjet ishin bërë prej zyrës së tij dhe nuk kishin lidhje me denoncimin.

Imeraj në këtë pikë tha se i ishte cënuar e drejta e privatësisë dhe se gjykatës i ishin kërkuar dokumente, që nuk kishin të bënin me procesin. Jacobs në nerva e sipër replikoi: “Ky është proces vetingu, ju këtu nuk keni privatësi”.

Në përballjen e gjatë Jacobs-Imeraj, komisionerët ishin në pjesën më të madhe inaktivë, ndërsa shkëmbenin pusulla me njëri- tjetrin. Komici si drejtues ndërhyri disa herë – qoftë në drejtim të Imerajt dhe qoftë ndaj Jacobs, duke tërhequr vëmendje për gjuhën e përdorur nga të dy.

Pak para fundit të séancës, edhe Komici ngriti zërin duke u kërkuar palëve të mos debatonin jashtë asaj që ishte pjesë e procesit. Seanca e shpalljes së vendimit u caktua në 26 mars në orën 9.00. /Vladimir Karaj, BIRN



36 Comments

  1. Duket sikur vetem Birn ben gazetari keto kohe. Qe nga rreshti i peste e kuptova qe nuk kishte lidhje me lapsin.

  2. Jepi jacobs, mos tolero asnje nga keto kurvat e drejtsis ton. Ashtu e duan tu shterngosh dhembet e tu dridhen leqet.
    Se kishin gjetur parajsen e tallnin trapin me popullin.

    1. Te qifsha Jacobsin. Ai po mundohet te hakmerret per Hans kurvarin. Te ishte kaq burre i ndershem Jacobsi jot e tregonte tek vetingu i te korruptuares Donika Prela apo copes se mishit Arrta Marku

    2. Po kur dalin palla si puna e kësaj që deklarojë se të ndërrosh një Opel Astra me BMW X5, dhe një tokë në Mullet me një te Fusha e Aviacionit është e ligjshme dhe që të divorcohesh nga burri e të jetosh prap me te është normale, edhe të ishte gomar Teo duket supermen në pyetjen e kësaj.

  3. Bravo Zoti Jacobs! Populli Shqiptar do te te greje Lapidar per ndihmen e pa çmuar qe po i jep! Mirenjohja dhe respekti yne jane te pa fund!
    Plehrat e politikes shqiptare jane bere te tmerreshme!!
    Kurajo o njeri trim, te shporren qelbesirat dhe shushunjat qe na pine gjakun!
    Perulem me respekt perpara teje, je shembull i dinjitetit njerezor! Te vafte mbare !

    1. O TE HYFTE SHPATA NE BYTHE O PEDERAST MI BODRUMI KOMENTUES ME PAGESE! PO CFARE PO BEN NE KETE RAST MIU JAKOBS PO MERR HAK PER KOLEGUN E VET QE IKU ME BISHT NDER SHALE SE U QI ME NJE PUNONJESE SHQIPTARE TE VETINGUT DHE E LA ME BARRE! A E DI MORE MI GJIRIZI SE KUSH JANE 3 KUSHTET E VETINGUT?!
      1.VENDIMARRJA – CFARE KA BERE GABIM KJO PROKURORE NE KARRIEREN E SAJ APO SE I KA RENE KOKES GJITHE KRIMINELAVE PERFSHIRE EDHE PLEHRAT E POLITIKES SI SAJE QORRI?!
      2.PASURIA – KU KY PEDERASTI JAKOBS U KAP ME 20 MILIONE LEKE TE VJETRA GJITHESESI TE MARRA ME KREDI PRA BURIM I LIGJSHEM NDERKOHE QE DONIKA PRELA QELBESIRA QE I VODHEN 3 DOSJE NE PROKURORINE E DURRESIT KISHTE 200 MILIONE TE PAJUSTIFIKUARA DHE THA QE ISHTE PAGA E BURRIT NE FIRME NDERTIMI E PADEKLARUAR QE ESHTE SHKELJE PENALE FSHEHJA E TE ARDHURAVE DHE SHMANGIA NGA TATIMET!DHE KESAJ PRELES-PELES SI HYRI GJEMB NE KEMBE BILE E GRADUAN!
      3.LIDHJET ME PERSONAT E KRIMIT- KUR VETE KRYETARJA E KPA VELLEZERIT E SAJ I KA ME PRECEDENTE PENALE TE ARRESTUAR DHE NEN HETIM.
      TEO JAKOBS TI MERITON TE DIGJESH I GJALLE O QELBESIRE SE KUJTON SE SHQIPTARET JANE LOLO DHE MUND TI PERULESH SI TE DOJE QEJFI!

      1. Shume na qenke inatosur Zoti Ina qe te Q***e Kina!! Me ca hunje si ti Shqiperia nuk po ben prokopi!! Sidoqofte deri atehere do te te mbaje me sharje!! Kush je ti mor kurvar, qe na dole kaq atdhetar! Te qifte derri nenen! O pis o qen, o kurve haleje! Tu qifte gruaja me kar zezak o malok bir frikacak! Ne fer u mbulofshin patriotet si ty qe per dy lek shesin gruan, bythen! Me llum u mbulofsh ne plehra mbreterofsh! Ne pith te sateme shkofsh!

    2. O shpate!
      Nuk po kupton gje!
      Asnje ligj nuk ka qe Jakobs te perdhunoje nje prokuror shqiptar ne sy te te gjitheve!
      Jacobs eshte nj ekokerr hajduti qe vodhi miliona ne kosove dhe eshte i paditur ne Mbreterine e Bashkuar .
      Veprimtaria e vezhguesve nderkombetare eshte krejtesisht e paligjshme dhe komandohet nga sekti …
      Si zgjidhen vezhguesit nderkombetare?
      Kush i zgjedh?
      Kur u shpallen vendet vakand dhe kur konkuruan kandidatet?
      Kush i perzgjodhi?
      Me cilin akt ligjor u emeruan?
      Kush i paguan?
      Sa paguhen?

      Ka njeri te me jape pergjigje per keto pyetje?

      Boll luftuam njeri-tjetrin per ca kurva nderkombetare qe po na vjedhin dhe po na fyejne

  4. O Shoku Ina po si nuk te vjen zor e perpiqesh te mbulosh diellin me shoshe. Pse nuk u thua njerezve dy fjale se si ka mundesi qe per kete nuk shkruan asnje gazetw dhe asnje media sociale. Edhe nese shkruante ndonjeri e hiqte menjehere. Sidomos rasti i atij legenit Fundo qe per nuk shkruan e shpif dhe per kete nuk shkroi asnje llaf. Edhe nje here kur shkroi e hoqi per pese minuta. Boll u munduar por nuk mbulohet dielli me shoshe. Dil e pye njerzit se cfare thagmash ka bere kjo zonja se ti thone te tera dhe atehere do ta kuptosh. Kjo prokurorine e konsideron prone dhe nuk njeh as ligj e as moral. Leri gazetat dhe rrjetet te shkrujane per kete dhe do shohesh cfare do marresh vesh.

    1. O Mirush o komentues i Fugçpumit fol per Teo Jakobs o legen sofist! E dime mire se cfare skandali korrupsioni shpertheu tek EULEX ne Kosove ne kohen qe TEO-ja yt ishte drejtues i EULEX-it dhe e hoqen qe andej me lezet dhe e sollen ketu duke e mbajtur peng me ndodhite ne Kosove! O loqe kandari a ke ndonje argument per rastin ne fjale apo do merresh me variantin “bjeri pragut qe te degjoje dera”?! Cfare ka bere kjo prokurorja maloke pa ma thuaj qofte edhe shpifje?! 20 milione leke te vjetra ishin kredi nga banka dhe jo nga puna e padeklaruar e burrit me page 10 mije euro ne muaj si ajo malokja tjeter Donika Prela qe aty Teo-ja yt mezi i foli mek-mek me gjysme zeri dhe as qe ja kundershtoi kalimin e vetingut! si mund ti lejohet nje te huaji te ngreje zerin ne institucionin me te larte te kontrollit te drejtesise shqiptare dhe te flase kodra pas bregut dhe te kercenoje “live” nje femer qofte edhe maloke si rasti ne fjale?! Ke ndonje koment apo argument per kete gje apo jo?

      1. e para termi eshte fugshpums

        e dyta theo jacobs ben show

        te gjitha keto qe thote theo jane perte justifikuar vendimin pozitiv per elisabeten

        Elisbeta i ka bere ndere ripjelljes me shume raste

        Mos harroni se Elisabeta qe hiqeetsie virgjer ne vesh, eshte vene ne krye te Prokurorise se Tiranes nga vete ripjellja me ane te kryeartistes se Shqiperise Arta Marku ( dhe stafit te saj te mrekullueshem)

        Ka shume veprime ne favor te ripjelljes qekur eshte ne si kryeprokurore e Tiranes. Ka vene firma ne shume urdhera prokuroresh te cilet jane urdhera politike dhe te diskutueshem ligjerisht .

        Ne ambientet e prokuroreve dhe avokateve figura eelisbetes vlereohet si nje drejtuese e deshtuar dhe e ndikuar dhe si prokurore eshte e ndikuar . Ne tropojane qe shkon sipas interesit

        Vleresimi per kete prokurore behet ne llogjiken a ka prokurore qe kryejne detyren ??
        a ka prokurore te ndershem ?
        a ka prokurore objektive ne kete situate?
        a ka prokurore qe behet pale ???

        Se pari, dhe me kryesorja ne nje bordello si prokuroria nuk ka te virgjer, Dhe afermendsh nuk ka sens te detyres per mbrojtje te publikut dhe interesit te shtetit, nuk ekziston kjo ne prokurori dhe mos pretendoni te kete.

        Por ama mund te pretendohet per prokurore serioze dhe objektive brenda disa rrethanash.

        Se dyti Elisabeta nuk eshte prokurore qe kryen detyren. Por si elisabeta jane 99% e prokuroreve. te gjithe ata i shmngen dhe i justifikohen moskryerjes se detyres, Disa me arsye ca te verteta e ca arsye te genjeshterta, e ca te tjera sepse skane bole per asgje

        Se treti, Elisabeta nuk eshte prokurore e paster dhe as e ndershme. Ka shume prokurore qe jane te ndershem dhe te paster, ndonese jo shumica, por elisabeta eshte e pandershme dhe e piset. Shkel mbi norma dhe rregulla, abuzon me ligjin per karrieren e saj dhe per perfitim te saj te tashem apo te ardhshem

        se katerti, Elisabeta nuk eshte prokurore objektive ne kete situate ku ndodhet, ama eshte objektivisht e suksesshme peer karrieren dhe interesat e saj . Veprimet dhe mos vprimet e saj neshume ceshte jane jo objektive de te ndikuara , subjektive per arsye jashte hetimeve,

        Se pesti Elisabeta eshte bere pale me ripjelljen ne shkembim te kalimit te vetingut dhe postit te kryeprokurores se Tiranes. Ne shume ceshjte ne favor te ripjelljesElisabeta duhet te ishte treguar objektive per te kryer detyren, por ajo nuk ka vepruar me akte konkrete dhe ne dis raste ka vepruar me akte qe shkojne ne favor te mbylljes dhe llogjikes se ceshtjeve per tu dobesuar ne gjykate

        Gjykata nuk mund te denoje me shume sesa kerkon prokurori!

        Elisabeta ka perfituar nga fakti qe ka qene ne prokuorine e krimeve te renda , ku ka patuar me shume mbrojtje nga shteti, pra shteti i ka ruajtuar keta prokurore nga nje e pjese e ndikimeve te krimit dhe politikes , por jo nga te gjitha. qe do te thote qe kjo prokurore e ka patur te lehte te jete ne dukje me e pranueshme per publikun , per shkak te mosperfoljes se Prok se krimeve te renda nga politika dhe media publikisht.

        Ligjerata e Theo do te shkoje ne favor te konfirmiit te elisabetes.

        Nese KPK e konfirmon , (e cila do te ndodhe sipas ketij skenari te sotem ) atehere ONM , Theo Jacobs duhe te beje kerkese per KPA kunder vendimit te KPK , pra me ane te Komisionerit publik duhet te kerkohet ne KPA largimi i Elisabetes

        Elisabeta nuk e kalon vetingun, por sinjalet jane qe Ripjellja e ka konfirmuar ne detyre. Kjo nuk ndryshon faktin qe Eliabeta eshte nje prokurore e ndikuar dhe e keqe per publiku dhe shtetin, ndoshta edhe me e rrezikshme per njerezit per shkak te aftesise qe ka per ti sherbyer ripjelljes sot, dhe pushtitet te neserm .Por dhe gjithmone ne dem te njerezve, eshte plehre e zgjuar

  5. Nje prokurore qe sillet si mafioze . Problemi nuk eshte ky por se te gjithe prokuroret jane te tille , mafioz .

  6. Per mua vetingu ne drejtesi ishte nje deshtim total . Vetem largimi ne bllok i klases ekzistuese te drejtesise dhe zevendesimi i tyre me te rinje te paperlyer ne llumin e kesaj drejtesie mund te beje diferencen dhe te na ktheje shpresen se nje dite makineria e drejtesise do te vihet ne pune dhe do te funksionoje normalisht . Me kete menyre te te berit veting , ne , veçse ligjeruam dhe ua shtruam rrugen ne pafundesi qe nje pjese (ndoshta me e rrezikshmja) e gjobeenesave te drejtesise te vazhdojne te patrazuar punet e tyre te pista . Per kete shikoni vendimet absurde qe marrin edhe sot e kesaj dite , shikoni veprimet e kesaj zonje per te kuptuar sesa te rrezikshem e intrigant jane keta gjobevenesa .
    P.S. Me te rrezikshem jane OPGJ , ata duhen zhdukur ne bllok nga drejtesia .

  7. Vetem fakti qe eshte gruaja e Agron Bajrit, mjafton.
    A e dinte qe Agroni ishte denuar ne Itali per trafik droge dhe prostitucion? Qe gjithe pasurine e tije e ka te paligjshme, vetem trafik droge, trafik femrash, korrupsion, ryshfete, ndersa kjo bene divorc fallc, “per dicka shume te vogel qe NUK e Paska dite”
    Nese nuk e ka zbukuar dhe kaq, kur gjithe dynjaja e dine, atehere te drejtoje Prokurorine e Tranes eshte TURP !
    Besoj kaq e kupton kjo mashtruesja,pseudoprokurore.

    1. Doli edhe skuthi tjeter i Fugçpumit komentues me pagese! Agron Bajri o kinez bodrumesh eshte drejtues i nje studioje ligjore dhe ka licencen e noterit sa per dijeni. po ju bythqirat e ripjerdhjes me Tao Pallen dhe SpiroKarin ne krye keni moton shpif-shpif se dicka do ngelet!

      1. Sa ju dhembka bytha per kete kuçken e prokuririse qe ka vene pare me oke!!! Jepi Teo se po dhiten shkerdhatat!! Do ti vi dita edhe popullit, veç kur tju shkulim me rreckat dhe ato kurvat tuaja, se na jeni ngjitur si shushunja!! O ndyresira, o plehra, o bajga, o mutra qensh, o pizga, o gjerize, o halera, o kellira, o qelbesira, o shurraqer, o o .. grate si thote nje komentues me larte, ja u pallofte Kina!!

      2. ky ONM do jete ndonje kushuri i kesaj malokes. E kupton ceshte e afte te beje kjo vampire per pushtet, ben divorc fiktiv me burrin vetem qe te mos kete barre justifikimi te pasurise se shtuar. Thote qe mos me kontrolloni pasurite e burrit se jemi te ndare. Gjoja Elisabeta nga maja e malit na paskerkish qene aq mendjehapur sa kur u martua paska firmosur kontrate paramartesore per te ndare pasurite me burrin ne rast divorci. edhe bufi e kupton qe eshte fallco e bere me vone.

  8. O Shpata, hyre ne google dhe shiko pak per ate Hans Kijlstren qe permendet nga Theo Jacobs. Lexo artikujt per te dhe do shohesh se cfare ka bere gjykatesi i Amsterdamit. Pastaj fol per reformen ne drejtesi ose ramaformen Kijlstra.

  9. Bravo Lapsi.al e vetmja media se bashku me Reporterin qe publikuat thagmat e kesaj mostres..Se ca jane ca Irfaner,ca Ben Bibilusher,ca Elvi Gay as qe jua mban bytha ta publikojne si lajm. Une habitem si mund te kene moral ata te KPK ta konfirmojme ne detyre kete monster.. Ca studio ligjore burri I saj tipik barbon rrugesh..tipik tutor Prostitutash… Kjo eshte reforma ne Drejtesi te dashur shqiptar.. Kjo ka per te kaluar si zonje se I sherben kryetarit te KPK Edi Rama,I sherben Shefqwt Kastrati,Bashkim Ulajt I coli I ka ndertuar rrugen falas per te shkuar tek 3 pallatet e ndertuara nga ajo she bashkeshorti tek Fusha eAviacionit.Tek pallatet ku Edi Rama ka cuar Drejtorine Tatimore dhe dyshja Bajri-Imeraj marrin 30.000 Euro qera mujore.. Ju qifsha Reformen ne Drejtesi…

    1. Theo Jacobs ben show

      Keto qe thote theo jane per te justifikuar vendimin pozitiv per Elisabeten

      Elisabeta i ka bere ndere ripjelljes me shume raste

      Mos harroni se Elisabeta qe hiqet sie virgjer ne vesh, eshte vene ne krye te Prokurorise se Tiranes nga vete ripjellja me ane te kryeartistes se Shqiperise Arta Marku ( dhe stafit te saj te mrekullueshem)

      Ka shume veprime ne favor te ripjelljes qekur eshte kryeprokurore e Tiranes. Ka vene firma ne shume urdhera prokuroresh te cilet jane urdhera politike dhe te diskutueshem ligjerisht .

      Ne ambientet e prokuroreve dhe avokateve figura e elisabetes vleresohet si nje drejtuese e deshtuar dhe e ndikuar. Si prokurore eshte e ndikuar . Nje tropojane qe shkon sipas interesit

      Vleresimi per kete prokurore behet ne llogjiken a ka prokurore qe kryejne detyren ??
      a ka prokurore te ndershem ?
      a ka prokurore objektive ne kete situate?
      a ka prokurore qe behet pale ???

      Se pari, dhe me kryesorja ne nje bordello si prokuroria nuk ka te virgjer, Dhe afermendsh nuk ka sens te detyres per mbrojtje te publikut dhe interesit te shtetit, nuk ekziston kjo ne prokurori dhe mos pretendoni te kete.

      Por ama mund te pretendohet per prokurore serioze dhe objektive brenda disa rrethanash.

      Se dyti Elisabeta nuk eshte prokurore qe kryen detyren. Por si elisabeta jane 99% e prokuroreve. te gjithe ata i shmngen dhe i justifikohen moskryerjes se detyres, Disa me arsye ca te verteta e ca arsye te genjeshterta, e ca te tjera sepse skane bole per asgje

      Se treti, Elisabeta nuk eshte prokurore e paster dhe as e ndershme. Ka shume prokurore qe jane te ndershem dhe te paster, ndonese jo shumica, por elisabeta eshte e pandershme dhe e piset. Shkel mbi norma dhe rregulla, abuzon me ligjin per karrieren e saj dhe per perfitim te saj te tashem apo te ardhshem

      se katerti, Elisabeta nuk eshte prokurore objektive ne kete situate ku ndodhet, ama eshte objektivisht e suksesshme peer karrieren dhe interesat e saj . Veprimet dhe mos vprimet e saj neshume ceshte jane jo objektive de te ndikuara , subjektive per arsye jashte hetimeve,

      Se pesti Elisabeta eshte bere pale me ripjelljen ne shkembim te kalimit te vetingut dhe postit te kryeprokurores se Tiranes. Ne shume ceshjte ne favor te ripjelljesElisabeta duhet te ishte treguar objektive per te kryer detyren, por ajo nuk ka vepruar me akte konkrete dhe ne dis raste ka vepruar me akte qe shkojne ne favor te mbylljes dhe llogjikes se ceshtjeve per tu dobesuar ne gjykate

      Gjykata nuk mund te denoje me shume sesa kerkon prokurori!

      Elisabeta ka perfituar nga fakti qe ka qene ne prokuorine e krimeve te renda , ku ka patuar me shume mbrojtje nga shteti, pra shteti i ka ruajtuar keta prokurore nga nje e pjese e ndikimeve te krimit dhe politikes , por jo nga te gjitha. qe do te thote qe kjo prokurore e ka patur te lehte te jete ne dukje me e pranueshme per publikun , per shkak te mosperfoljes se Prok se krimeve te renda nga politika dhe media publikisht.

      Ligjerata e Theo do te shkoje ne favor te konfirmiit te elisabetes.

      Nese KPK e konfirmon , (e cila do te ndodhe sipas ketij skenari te sotem ) atehere ONM , Theo Jacobs duhe te beje kerkese per KPA kunder vendimit te KPK , pra me ane te Komisionerit publik duhet te kerkohet ne KPA largimi i Elisabetes

      Elisabeta nuk e kalon vetingun, por sinjalet jane qe Ripjellja e ka konfirmuar ne detyre. Kjo nuk ndryshon faktin qe Eliabeta eshte nje prokurore e ndikuar dhe e keqe per publiku dhe shtetin, ndoshta edhe me e rrezikshme per njerezit per shkak te aftesise qe ka per ti sherbyer ripjelljes sot, dhe pushtitet te neserm .Por dhe gjithmone ne dem te njerezve, eshte plehre e zgjuar

  10. Befasia diplomatike e kohës, e pasqaruar, e pandëshkuar, e mbuluar me paskatësi e trillime, nuk gjeti asnjë grimë sqarim, nga autori kryesor i saj, Lulzim Basha, ai që ndoqi nga afër çdo detaj të asaj marrëveshje fatale.

    Ajo firmë ndënë fishekzarre, ajo buzëqeshje e ministrit të Jashtëm me zonjën Bakojanis, të dy firmëtarë, në prani të dy kryeministrave: Mitsotaqis dhe Berisha inspirues, mbollën trandafilin e së keqes, i cili ka 12 vjet që çel në kopshtin e antikombëtarizmit.Si ka mundesi qe shpellkaret cecene te byrektores se pd te jeni gjithmone ne menyre të verber pro njerzeve prane familjes mafioze berisha dhe jo me të drejten,kur burri i saj eshte nga kriminelit e bandes Barja

  11. Mendo ti kishin dhene me shume kompetenca ketyre gomereve te OMN-se…. Ky Jacobs flet si llaxore, pa prova pa asnje dokument, po vetem me ‘burime’, sikur me qene sigurimi shtetit..

  12. Ketu degjon prokurore e gjykates qe nuk e kalojne vetingun per 2 000 eu te pajustifikuara.
    Ndersa kjo prokurore, me nam ne pazare diskutohet te kaloje. E TURPSHME!!!!
    Shqiperia eshte e vogel gjithcka merret vesh

  13. Bën mirë qe ja nxjerr të palarat kesaj palo prokuroreje dhe të kenë ta heqin fare, por motivacioni se pse e bën kete levizje z. Jacobs ka shumë rëndësi – e bën per hir të drejtësisë apo i shërben ndonje pale të tretë?

    Sidoqoftë kjo prokurore duhet larguar, thjesht vetem per mos justifikimin e bindshëm te pasurisë së saj. Është kriminale që kemi ne pushtet parazitë vampirikë të tillë, ky vend kurrë nuk bëhet me njerëz të tillë.

  14. Asgje nuk justifikon sjelljen qe ka Jakobs , te perdhunoje nje prokuror shqiptar ne sy te te gjitheve!
    Jacobs eshte njekokerr hajduti qe vodhi miliona ne kosove dhe eshte i paditur ne Mbreterine e Bashkuar .
    Cfare pret nga nje person qe bredh rrugesh te botes si ai, gjoja ne pune, larg familjes e koridoreve te hoteleve, le nje vend te begate per te “ luftuar” krimin ne Shqiperi…
    Dokrra … si te cdo hori e mashtruesi
    Veprimtaria e vezhguesve nderkombetare eshte krejtesisht e paligjshme dhe komandohet nga sekti …
    Si zgjidhen vezhguesit nderkombetare?
    Kush i zgjedh?
    Kur u shpallen vendet vakand dhe kur konkuruan kandidatet?
    Kush i perzgjodhi?
    Me cilin akt ligjor u emeruan?
    Kush i paguan?
    Sa paguhen?

    Ka njeri te me jape pergjigje per keto pyetje?

    Boll luftuam njeri-tjetrin per ca kurva nderkombetare qe po na vjedhin dhe po na fyejne

    1. Ndoshta, por vëzhgimi yt është i njëanshëm, nuk the nje fjalë per karakterin e dyshimtë te prokurores tonë. Neve si shqiptar ajo na intereson, apo punon për ndonjë të lidhur me gjykatat tona të korruptuara ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *