• |
ide | kryesore

Rama negociator për Kosovë Serbi?/ Tahiri: Të mos afrohet fare, ai do copëtim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan pas vizitës së Edi Ramës në Paris se ai mund të jetë negociator mes Kosovës dhe Serbisë.


Në një reagim në rrjetet sociale, Tahiri shprehet se Edi Rama nuk duhet të përmendë më asnjë fjalë për Kosovën. Tahiri shprehet se kryeministri i Shqipërisë ka bërë një gabim historik duke u përfshirë në çështjen e ndarjes së Kosovës me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.


“Dëgjova se Edi Rama e paska përmend dialogun Kosove-Serbi në një kontekst ndërmjetësimi. Është mirë që kurrë mos ta përmend ma, sepse njëherë kur ndërhyri bëri gabim historik duke tentuar që t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës në favor të Serbisë e skenarëve serbomëdha të Vuçiçit e Millosheviçit” – ka thënë Edita Tahiri. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Te lumte Edita. Keshtu duhen thene gjerat cope, pa dorashka e nenkuptime. Por mos u cudit se per

    nje Cmim Nobel do e falte Kosoven bashke me Shqiperine. Te mos harrojme minishengenin si nje

    perpjekje per te futur `Kosoven e Shqiperine ne nje lloj konfederate ekonomike nen hyqmin e

    Serbise. Sa te jete ne ate post gjithenje do te perpiqet per “inisiativa” te tilla.

  2. “Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama” Sonja Biserko
    Perse e terhoqi padine Edvin D’Rama ndaj Ramush Haradinajnt qe akuzoi ,se sëbashku me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç,kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?-sepse e dinte qe Ramush Haradinaj kishte fakte.Perse nuk e paditi Edita Tahirin dhe Albin Kurtin,qe gjithashtu e akuzuan ashtu si edhe Ramush Haradinaj?-sepse e dinte qe ata kishin fakte.Perse nuk u prononcua D’Rama ndaj deklarateve te Sonja Biserkos qe e akuzoi gjithashtu si Haradinaj?-sepse e dinte qe ajo kishte fakte.Perse nuk u prononcua Edvin D’Rama ndaj deklaratave këshilltarit te Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare John Bolton,qe e akuzoi gjithashtu si Ramush Haradinaj?-sepse e dinte qe ai kishte fakte.
    Bisedimet për ndarjen e Kosovës kan nisur që në vitin 2016 dhe pjesë e tyre ka qenë edhe kryeministri Edi Rama dhe djali i filantropit George Soros,deklaroi Sonja Biserko,drejtuese e Komitetit të Helsinkit në Serbi.
    Sonja Biserko mendon se tërbimi i Vuçiçit kundër saj ka të bëjë me dështimin tani për tani të planit për ndarjen e Kosovës dhe me letrën e përfaqësuesve të shoqërisë civile nga Serbia dhe Kosova dërguar kryediplomates së BE-së, Federica Mogherini, ku shprehet qëndrimi kundër ndarjes së Kosovës. «Kjo letër në botën e jashtme u prit mjaft mirë dhe gjatë verës është cituar shpesh. Ndonëse nisma për ndarje doli së fundi në sipërfaqe, ajo është zier së paku dy vite. Në të vërtetë, Beogradi gjatë gjithë kohës ka kërkuar partner në Tiranë dhe më në fund e ka gjetur atë: është kryeministri shqiptar Edi Rama. Ato bisedime (për ndarjen) filluan para dy vitesh kur Rama ishte në Nish, por këto atëbotë e zbuluan Washingtoni dhe Londra», deklaroi Biserko. Më vonë, shtoi Biserko, idesë për ndarjen e Kosovës iu bashkuan dhe një sërë figurash prominente nga Perëndimi, siç është Wolfgang Petritschi, i cili punon për një zyrë avokatore që lobon për qeverinë serbe, pastaj Tony Blair, ish-ambasadori amerikan në Beograd, Cameron Munter, Aleks Soros, por edhe Ivan Vejvoda, Jelena Miliq, Ivan Krastev… Të gjithë këta emra tërhoqën vëmendjen te projekti i ndarjes. Kjo tani nuk është më marrëveshje mes Thaçit dhe Vuçiçit , përkatësisht Vuçiçit dhe Ramës, por ka edhe konotacion të ri ndërkombëtar. Deri së fundi për këtë nuk ka pasur përkrahje nga bota e jashtme».Aleks Soros, është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiçit , Thaçit dhe Ramës.Si përkrahës të ndarjes së Kosovës Biserko ka përmendur Aleks Sorosin, të birin e filantropit George Soros. Biserko tha se Aleks Soros,që ka vizituar shpesh Kryeministrin Rama në Tiranë,është duke zhvilluar një lloj diplomacie shëtitëse mes Vuçiçit , Thaçit dhe Ramës. «Në këtë kontekst është interesant edhe Instituti East West, i cili ka dalë me qëndrimin se duhet treguar fleksibilitet ndaj Kosovës». Biserko tha ky aktivitet tani për tani është ndërprerë, por kjo nuk do te thotë se nuk do të ngjallet sërish. Biserko tha se Vuçiç ka pasur përkrahje të madhe nga bashkësia ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por atij i mungon guximi për diçka të tillë, ndërsa për Thaçin nuk dihet si do të pozicionohet, sepse ndaj tij amerikanët mund të ndikojnë kur dhe si të duan, theksoi aktivistja serbe për të drejtat e njeriut.Biserko tha se ka dy vite që në Bruksel nuk zhvillohen bisedime, për shkak se është hapur kanali që nën rrogoz flitet për ndarjen. «Këtë më së miri e kemi parë këtë pranverë kur morëm raportet e Ivan Vejvodës, Institutit EastWest, Jelena Miliqit, pastaj vizitat e shpeshta të Aleks Sorosit dhe të ngjashme. Për çka atëherë po flasin Vuçiç dhe Thaçi, këtë nuk e di askush. Aty është kyçur edhe Mogherini për shkak të ambicieve të saj personale. Në përgjithësi, kur e shihni në mënyrë të izoluar këtë dialog për Kosovën, tmerroheni sa njerëz jokompetentë dhe të pamoralshëm ka aty, të cilët interesin shoqëror dhe nacional e vënë nën interesin e tyre personal. Papërgjegjësia dhe papjekuria e këtyre elitave është humbëse».Në pyetjen e «Vreme-s» se si e sheh ajo zgjidhjen e problemit të Kosovës, Biserko u përgjigj: që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës. Nuk ka zgjidhje tjetër. Gjithçka tjetër është humbje kohe. Që nga viti 2000 është investuar shumë në opsionin europian të rajonit dhe në anëtarësimin në NATO, dhe krejt kjo është bazuar në kufijtë ekzistues. Çdo ndryshim i tyre do të ishte shembje e Europës».

  3. Bisedimet Kosova Serbi do behen se gjepolitika boterore e do Serbine larg influences Ruse. Se kush do jete ndermjetes kjo dihet SHBA e Evropa, dhe jo vetem ndermjetes por dhe imponues te vendimit te tyre. Rama dhe kushdo tjeter ne nivelin Rama do jene figurante. Dhe per figurantet vendos dyshja e madhe. Çdo protogonizem eshte i kote e humbje kohe. Deklarate mejhanesh alla shqiptaresh vetem do i bejne me qesh dyshen e madhe.

  4. Bravo zonjes Edita Tahiri tha hapur dicka qe te gjithe e dine. Edhe sufllaqet e Rilindjes e dine shume mire por nga halli ulin koken dhe bejne sikur nuk e dine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu