• |
ide | kryesore

Së shpejti një dokumentar rreth vdekjes së Brittany Murphy

-Instant, Paparazzi, Slider



Mediat e huaja kanë  raportuar se së  shpejti do të  publikohet një  dokumentar rreth vdekjes së  aktores Brittany Murphy .

Brittany vdiq në vitin 2009, ku sipas  vendimit mjeko-ligjor, shkaku i vdekjes ishin një kombinim i pneumonisë, mungesës së hekurit dhe “varësisë së shumëfishtë të drogës”.Gjithashtu bashkëshorti i saj Simon Monjack, vdiq disa muaj më vonë nga pneumonia dhe anemia e rëndë.Dokumentari do të flasë rreth jetës personale ,karrierës së aktore , si dhe provat që çuan në vdekjen e saj të parakohshme.Sipas mediave, dokumentari do të “tejkalojë teoritë dhe titujt e konspiracionit” dhe do të përfshijë pamje të reja arkivore dhe intervista me njerëz të afërt me Murphy.”Dokumentari do të tregojë historinë tronditëse të jetës së saj. Krijimi i një dokumnetari për jetën dhe vdekjen e papritur të Brittany Murphy u prodhua me shumë përgjegjësi. Ne kemi punuar me një ekip të mrekullueshëm për të krijuar një ekzaminim të kujdesshëm të një tragjedie që prej kohësh ka qenë spekulative.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *